Semrete bin Xhendeb transmeton: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur e falte namazin, kthehej në drejtim tonin dhe na thoshte: “Kush prej jush sonte ka parë ndonjë ëndërr?” Pastaj, nëse ndonjëri prej nesh kishte parë e tregonte, e Muhamedi s.a.v.s. thoshte: “Mashallah”. Një ditë na pyeti: “A ka parë ndonjëri prej jush ëndërr?”.
(Pasi që askush nuk tregoi, Pejgamberi a.s. rrëfen) Mbrëmë në ëndërr erdhën tek unë dy njerëz. Më morën për dore dhe më dërguan te vendi (toka) e shenjtë. Aty pashë një njeri ulur dhe një njëri tjetër në këmbë, i cili kishte shufër hekuri, ia fuste shufrat prej faqes e i arrinte deri në kafkë, kështu vepronte pa ndërprerë. Pasi që koka i qahej, i formohej përsëri dhe përsëri i veprohej ashtu. Pyeta: “Çka është kjo?” Më thanë: “Vazhdo”.
Pastaj vazhduam deri sa arritëm te një njeri i shtrirë me kokë për toke, dhe një njeri tjetër në këmbë, i cili ia troshiste kokën me gur. Pra, sa herë që i binte, koka i troshitej. (Guri rrokullisej) Ai shkonte për ta marrë, deri sa ai shkonte për ta marrë gurin, koka e tij riformohej, e ai kthehej dhe përsëri i binte. Pyeta: “Çka është kjo?” Më thanë: “Vazhdo”.
Vazhduam derisa kemi arritur në një vend ku ishte një gropë e thellë, e cila në krye ishte e ngushte, në thellësi e gjerë, ndërsa nën të një zjarr i ndezur. Ndërsa në atë gropë, si kazan, përvëloheshin burra dhe gra të zhveshura. Kur ata ziheshin e shkrumboheshin, prapë riktheheshin në format e tyre. Pyeta: “Ç’është kjo?” Më thanë: “Vazhdo tutje”. Vazhduam deri sa arritëm në një lumë gjaku, ku qëndronte një njeri, ndërsa në mes një njeri tjetër, i cili para vete kishte gurë. Dhe ai njeriu tjetër, sa herë që dëshironte të dilte nga lumi, njeriu në mes e gjuante me gurë në buzët e tij, dhe e kthente ku ka qenë dhe çdo here që tentonte të dilte, ai i binte me gurë në buzë dhe e kthente në pozitën e tij të mëparshëm. Pyeta: “Ç’është kjo?” Më thanë: “Vazhdo tutje”. Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të gjelbër, në mesin e të cilit ishte një lis i madh, në rrënjë të lisit një plak dhe fëmijë përreth. Afër atij lisi ishte njëri, i cili kishte në dorë mjet e zjarr dhe e ndizte zjarrin. Më hipën lart në lis më futën në një qytet të bukur, aq i bukur, sa kurrë më parë nuk kisha parë, në të cilën shtëpi kishte pleq e të rinj. Pastaj më hipën edhe më lart dhe më futën në një shtëpi, e cila ishte edhe më e mirë. U thashë atyre: “Sonte më shëtitët, a më lajmëroni çka kam parë?” Ata më thanë: “Po”.
Atij që i qahej koka, ai është njeriu gënjeshtar, i cili ka folur gënjeshtra, dhe iu është qarë koka, dhe vazhdimisht do t’i qahet deri në Ditën e Kijametit.
Atij, të cilit i troshitej koka, është njeriu, të cilit Allahu ia ka mësuar Kuranin, e ai natën ka fjetur, e nuk ka punuar me të, ashtu do të veprohet me të deri në ditën e Kijametit.
Ato, të cilët i ke parë në gropë janë prostitutat, ndërsa ai, i cili ka qenë në lumin me gjak është shfrytëzuesi i kamatës. Plaku në rrënjë të lisit është Ibrahimi, ndërsa fëmijët për rreth janë pasardhësit e tij të njerëzimit. Ai, i cili e ndizte zjarrin është roja e xhehenemit; shtëpia e parë është shtëpia e besimtarëve, ndërsa kjo shtëpi është shtëpia e dëshmorëve; ndërsa unë jam Xhibrili e ky Mikjaili. Ngrite kokën. Kur e ngrita kokën, kur pash një kështjellë të lartë sa retë. Kjo tha është shtëpia jote. I thash: “Më lejo të hyjë në të”. Më tha: “Ke ende jetë për të jetuar, pasi të të përfundojë jeta në botën tënde do të hysh në shtëpinë tende”.