Në qoshe të dhomës fytyrë e njomë pëshpëris, iu duk figurës që kishte fundosur shikim..
Kësaj të fundit i erdhi keq kur pa të gjorën të dërmuar më lot
Dhe nuk merrte guximin që ta përqafojë e ti dhurojë shpresë.. sikur këmb e saj dirigjohej nga Largpamësia…
Po si jeton ti ashtu, ja ashtu e përhumbur në lotët e tu dhe gjetkë sikur sheh atë që mua nuk mu fal?!
Ndërsa kjo retorikë si e mugëtirë zinte vend nënpaqën e flokëartës,
fytyra e velët pushonte pezull në një pikë aty si mbi qiell.
Kam ndrojë ti flas me zërin tim, ajo bëhet se këto pak fjalë ajrit unë ia dëfrej, përse nuk flet moj e gjorë? Kush të përvëloi zemrën me kaq vrull që të la varfanjake mes njerëzve?
Në mes të dy trupave, kishte një perde dhe dy hijet që synonin dy kahjet e kundërta të mëndafshës…
Njëri fund të bekonte si të varfër, e si shkretërë e ngazëlluar rrëshqet mbi pusin e Gjithëdijshmit…
Ndërsa tjetra, çmallet me të përbotshmen.
Në nënhënoren qiellore, aty pranë skajeve të zemrës ku merr rrugën drejtë shpirtit ky pak përvëlim…
Nismën shkrep, si zjari i vënë litarit drejtë kaltërsisë mbisunduese të qiellit…
Atë më nuk kishte, nuk kishte kushi të jetë pos një hije që shpirtin e saj bart përmes fjalëve që përvëlohen për nga Ty.
Fjalët sa i flet buza e pa fjetur, ajri sikur në ngricën më shekullore i thith…
Ose sikur ato shkruhen nga një pendë që dëshmon përmallimin për Ty…
Dhe ato gërshëtohen përmes një solemniteti të shtrirë, dhe aty mbi horizontin kohësor
Një gjilpërë i qep,
Ndërsa Ti, që matanë vajtanit pulsin çdo fjaleje ia njeh….
Flokëbardhës gjakngrirë sytë si panë ëndrrën parajsore,
ajo vetëm parfumin e tejbotshërisë lehtazi nuhati sikur ai muzgu që valëvitet mbi qytezë…
A thu kë e thirrin këta ezana?!