Liria e njeriut dhe besimi në Zotin (Dr. Qani Nesimi)

Kur dimë se liria, respekti, robëria, dhuna…etj. kanë të bëj­në me njeriun, atëherë është e qartë se të gjitha kë­to janë të vjetra sa edhe vetë njeriu. Duke qenë se njeriu i parë, gje­gjë­sisht besimtari i parë, Ademi, është mun­duar me anë të be­simit të tij që të realizojë lirinë, res­pek­tin ndaj njeriut dhe ësh­të munduar të ndalojë edhe dhu­nën, robërinë e njeriut etj., atëherë është fare e qartë se li­ria e njeriut dhe besimi në Alla­hun kanë ekzistuar që në ko­hën e njeriut të parë. Këtë e vër­teton ngjarja e zhvi­lluar mes dy djemve të Ademit, e cila për­mendet në Kur’an.[1] Por, para se t’i kthehemi çështjes së kup­timit të lirisë dhe lidhshmërisë së saj me besimin në Alla­hun, le t’u hedhim një vështrim disa mendimeve të dije­ta­rëve se ç’është liria dhe ajo që mund të quhet liria si një prob­­lem psikologjik.

Lirinë Schopenhaueri e ndan në liri fizike, liri in­te­lek­tuale dhe liri morale. Liria fizike, sipas Scho­pen­ha­u­e­rit, paraqet mungesën e pengesave materiale të çfarëdo llo­ji, për shembull, qiell i lirë, shikim i lirë, vend i lirë etj. Ky term në mendjen tonë përdoret si kallëzues për gja­lle­sat të cilat mendojnë se lëvizjet e tyre burojnë prej dë­shi­rës së tyre. Sipas kuptimit fizik të termit liri, kafshët dhe njerëzit do të llogariten të lirë atëherë kur do të mund të bëjnë çdo gjë sipas dëshirës së tyre të lirë, kur nuk do të mund t’i pengojnë as prangat, as rregullat e ko­munikacionit, as burgjet, as paralizimi, as vdekja etj.

Lirinë intelektuale, Schopenhaueri e paraqet vetëm si përpunim të termave të shpjeguar më herët.

Ndërkaq, liria morale, sipas autorit në fjalë, për­kun­dër lirisë fizike e cila është mungesë e pengesave ma­te­ri­a­le, paraqet mungesën e pengesave motivuese sikurse ja­në kërcënimet, premtimet, rreziqet etj.[2]

Erich Fromm, në librin e tij “Arratisje nga liria”, kur dis­kuton për lirinë si një problem psikologjik, thotë se, pa­varësisht nga përmbysjet e shumta që ka përjetuar li­ria, ajo i ka fituar betejat. Në këto beteja shumë njerëz kanë mbetur me bindjen se të vdisje në luftën kundër shtyp­jes ishte më mirë sesa të jetoje pa liri. Kjo vdekje ish­te pohimi më i lartë i individualitetit të tyre. Ai po­ash­tu vazhdon duke thënë: “Njeriu e përmbysi sundimin e na­tyrës duke u bërë sundimtari i saj, e përmbysi sun­di­min e kishës dhe sundimin e shtetit absolutist. Për­mbys­ja e sundimit të jashtëm dukej kusht i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm për të arritur qëllimin e dëshiruar, li­ri­në e individit”. Sipas autorit në fjalë, edhe historia mo­der­ne evropiane dhe amerikane bazohet në përpjekjen për ta çliruar lirinë nga zinxhirët politikë, ekonomikë dhe shpirtërorë, që i kanë lidhur njerëzit.[3]

Ndërkaq, disa dijetarë, të quajtur edhe deterministë me­­kanikë ose metafizikë, ndjenjën e lirisë së njeriut, gje­gjë­sisht lirinë e vullnetit e shohin si iluzion. Njëri nga de­ter­mi­nis­tët metafizikë ose mekanikë është edhe Baruh Spi­noza, i cili për lirinë e vullnetit zhvillon dy vëzhgime, vëzh­gimin psi­kologjike dhe ontologjik. Vëzhgimi psi­ko­lo­gjik i Spi­no­zës për lirinë e vullnetit bazohet në po­hi­min e tij se besimi i nje­rëzve se janë të lirë, se posedojnë vullnet të lirë, bazohet në një të metë të meditimit për vep­rimet në të cilat njerëzit men­dojnë se janë të lirë. Nje­rëzit, thotë Spinoza, kanë ndje­njën dhe bindjen se dë­shirojnë diçka të lirë për shkak se nuk mendojnë për shka­qet objektive që i nxisin dhe i deter­mi­nojnë të dë­shi­rojnë atë që dëshirojnë dhe të punojnë atë që pu­noj­në. Për shembull, fëmija mendon se lakmon lirisht qu­­më­shtin, i inatosuri mendon se dëshiron lirisht hak­marr­jen, kurse njeriu frikacak se dëshiron lirisht ikjen. Kështu që, thotë Spinoza, vetë përvoja, poaq qartë sikurse ar­sy­e­ja, i më­son njerëzit të mendojnë se janë të lirë vetëm për shkak se janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre, kurse nuk i dinë shka­qet nga të cilat përcaktohen ato.[4] Spi­no­za krahason po­zitën e njeriut, që beson se është i lirë, kur diçka punon, me pozitën e gurit që bie. Guri që bie be­son se është në më­nyrë të përsosur i lirë dhe se nuk ka shkak tjetër përveç vull­netit të tij vetjak, i cili bën që ky të qëndrojë në lëvizjen e tij. E njëjta gjë ndodh edhe me nje­riun, i cili mendon se ësh­të i lirë, apo kjo është, sipas Spi­nozës, liria njerëzore për të cilën njerëzit janë aq shu­më krenarë.[5]

Vëzhgimi ontologjik i Spinozës për lirinë e vullnetit qënd­ron në faktin se kjo liri, po të ekzistonte, do të ishte në kundërshtim me ligjin e kauzalitetit që sundon kudo në botë, kështu që, njeriut do t’i pranohej liria e vullnetit. Ndër­kaq, kjo do të thotë që njeriu të jetë një lloj i ve­çantë shteti në shtetin e natyrës, edhe pse ai është vetëm një pjesë e saj.[6]

Thënë shkurt, filozofia e Spinozës paraqet një de­ter­mi­­nizëm të ashpër, ngaqë, sipas tij, në botë çdo gjë ndodh sipas caktimit të Zotit, kurse jashtë dëshirës së Tij nuk ndodhë asgjë. Në natyrë çdo gjë ekziston dety­ri­misht dhe lë­viz në mënyrë të caktuar. Prandaj nuk ka diç­ka të mund­shme. Nëse themi se ka diçka të mund­shme, atëherë kjo rrjedh prej mangësisë sonë në dituri. Ndër­kaq njeri i lirë ësh­të vetëm ai që punon sipas rre­gu­lla­ve të logjikës së tij, gje­gjësisht ai që e mohon rregullin e Zotin.[7]

Sipas mendimit ekzistencialist, njeriu është i dënuar të jetë i lirë. Njeriu çdo gjë bën sipas projektit të vet. Kësh­tu që, kur zgjedh projektin e vetvetes, ai zgjedh ve­ten. Në fakt liria ime nuk mund të kufizohet me diçka tje­tër, përpos me kufijtë e saj. Me një fjalë ne nuk jemi të li­rë që ta pengojmë vetveten tonë të jemi të lirë.[8]

Ndërkaq, sipas krishterimit, liria e njeriut buron nga ma­rrëdhëniet e njeriut me shpëtimin eskatologjik. Sipas bo­tëkuptimit të krishterë, për t’u quajtur i lirë, njeriu du­het të kalojë nëpër tri faza: çlirimi nga mëkati, çlirimi nga li­gji dhe çlirimi nga vdekja. Çlirimi nga mëkati realizohet du­ke i shërbyer krishterimit. Çlirmi nga ligji – fjala është për Ligjin e Musait – realizohet duke u pagëzuar, pasi li­ria e të krishterit është në Jezu Krishtin. Ndërkaq, dë­shi­ra më e madhe është çlirimi prej vdekjes. Sipas Palit dhe krish­terimit, kjo botë nuk është me rëndësi, ngase është e keqe dhe veçse kalimtare për në botën e ardhshme. Në kë­të botë njeriu duhet të punojë vetëm për të fituar bo­tën e ardhshme të amshueshme, kur Jezu Krishti do të formojë mbretërinë qiellore.[9]

Kurse Martin Lutheri, themeluesi i protestantizmit, kur diskuton për shpëtimin e njeriut, nuk beson ai aspak se për të mund të ndikojë vullneti i lirë i njeriut, por nje­riun e paraqet si diçka të krijuar asisoj që ai, me sjelljet dhe me mundimet e tij njerëzore, nuk ka mundësi të bëjë ndonjë ndryshim në shpëtimin e vet. E re­a­li­zu­esh­me është vetëm ajo që është e shkruar dhe njeriu mund ve­tëm t’i besojë.[10]

Ndërsa, në historinë islame janë zhvilluar mendime të ndryshme për lirinë e njeriut. Si më të rëndësishëm nga këto mund të numërojmë mendimin e kelamistëve, të cilët pandehin se njeriu zotëron liri të plotë vullneti dhe është krijues i punës së vet, gjë të cilën e mbrojnë mu’te­zilitët. Ndërkaq, sipas fraksionit xheberit, njeriu nuk ka asnjëfarë lirie veprimi, vullneti apo mendimi, por ai ësh­të sikur gjethi, të cilin e mbart era. Kurse mendimi i për­gjithshëm dhe më i pranuar është mendimi i Ehl – i Su­netit, ku bëjnë pjesë shkolla esh’arite dhe ajo ma­tu­ri­dite. Sipas Ehl – i Sunetit njeriu është i lirë, por është i pa­mohueshëm fakti se njeriu në ahiret do të jetë për­gje­gjës për punët dhe veprimet e tij. Vetëm se, çdo gjë, para se njeriu të veprojë, Allahu xh. sh. e di. Dhe për shkak se i di të gjitha Ai është edhe përcaktuesi i atyre punëve apo veprimeve.[11]

Meqë në islam të gjitha mendimet e thëna në lidhje me lirinë e njeriut janë të bazuara në Kur’anin a.sh. dhe Su­netin e Pejgamberit a.s., është e qartë se as Kur’ani e as Suneti nuk e bllokojnë njeriun, por as e lënë atë të li­rë, autonom nga Zoti. Pra, Zoti dhe njeriu janë dy re­a­li­te­te të pa­mo­hu­e­shme. Zoti as nuk ia merr të drejtën nje­riut po as nuk e le­jon atë të mendojë të uzurpojë “të drej­tën e Zotit”. Në këtë rast, pra, kemi të bëjmë me li­ri­në e kufizuar të njeriut dhe li­ri­në e pakufizuar dhe ab­so­lu­te të Allahut, në të cilën liria e ku­fizuar e njeriut është brenda lirisë së pakufizuar të Allahut. Kjo është kështu për arsye se edhe dituria, edhe mun­dësitë, edhe liria e nje­riut janë të kufizuara. Meqë njeriu nuk mund të për­fshi­jë as me dituri as me mundësi diturinë dhe mun­dë­si­në absolute, edhe liria e kufizuar e njeriut nuk mund të për­fshijë apo të ngërthejë në vete lirinë absolute apo li­ri­në e pakufizuar të Allahut. Këtu si shembull mund të për­mendim çështjen e krijimit. Allahu krijon, por krijimi i Tij është krijim prej hiçit (ex nihilo), siç është rasti i kri­ji­mit të bo­tës, i krijimit të njeriut të parë etj. Nëse themi kush­ti­misht, se edhe njeriu krijon, atëherë ky krijim da­llon nga kri­jimi i parë, sepse ky në fakt, nuk është krijim, por sajim, ndreq­je, siç është rasti me ndërtimin e ndër­te­sa­ve, apo rre­gu­llimin e një mobiljeje etj., gjëra këto lënda kry­e­sore e të ci­lave ekziston, kurse Allahu është krijuesi i lën­dës së parë. Për shembull, njeriu ndërton një ndër­te­së, por është Allahu kri­juesi i materies prej së cilës janë bë­rë mjetet për ndër­ti­min e ndërtesës.[12] Edhe klonimi, që kohëve të fundit ka ma­rrë përmasa të mëdha, nuk ësh­të krijim prej hiçit, por “krijim” prej lëndës të cilën e ka Krijuar Allahu. Nëse kjo kup­tohet kështu, atëherë nuk mund të ketë kundërshtime mes këtyre dy shpreh­je­ve. Në bazë të kësaj që përmendëm më lart duam të the­mi se edhe liria e njeriut është e njëjtë, siç është rasti me kri­jimin, në relacion me lirinë absolute të Alla­hut. Kjo kup­tohet edhe nga shumë ajete kur’anore, siç janë ajetet 151 – 152 e sures El-En’am, ku Allahu xh.sh, thotë:

“Thuaj: Ejani t’ju lexoj që me të vërtetë ju ndaloi Zoti ju­aj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prin­dë­rit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të var­fë­ri­së, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni më­kateve të hap­ta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sep­se mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni the­llë”. “Mos ju afroni pasurisë së je­timit derisa ai të arrijë pje­­kurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrën më të mi­rë, zbatoni me drejtësi masën dhe pe­sho­jën. Ne nuk ngar­koj­më asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flitni (të dësh­moni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çësht­ja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë Allahut plo­të­­so­jeni. Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të për­kuj­­to­ni.”

Apo ajeti:

“Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vep­ron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.”[13]

Nga këto ajete dhe ajete të tjera të Kur’anit kup­to­het se njeriu nuk është robot, por ai ka një vullnet të lirë. Ka të drejtë të besojë ose të mos besojë. Por, kjo liri e nje­riut nuk duhet të kuptohet si një liri e pakufizuar. Kjo kup­tohet edhe nga vetë porositë që Allahu ia bën nje­ri­ut, duke e këshilluar për adhurim, respektim, ibadet, drej­tësi etj.

Si përfundim mund të themi se njeriu, sipas islamit, ësh­të i lirë të veprojë në botën e tij. Për këtë dhe për çdo pu­në të vet ai është përgjegjës përpara Allahut. Kështu pra njeriu është i detyruar të zgjedhë o të mirën, Alla­hun, o të keqen, shejtanin. Ky është një realitet të cilit nje­riu s’mund t’i shmanget. Për shembull, njeriu nuk mund të thotë se nuk lind, nuk ç’mendem, nuk vdes etj. Pra kjo tregon se jashtë mundësive të njeriut ekzistojnë mu­ndësi të tjera më të mëdha, të cilave njeriu është i de­ty­ruar t’u nënshtrohet. Por, është me rëndësi të për­men­det se njeriu nuk është Zot e as krijues, por është krijesë. Dhe si krijesë ai do të ndihet më i lirë kur t’i nënshtrohet Kri­juesit. Që njeriu t’i nënshtrohet absolutes, gjegjësisht Zo­tit, ai duhet të jetë i lirë në botën e tij relative. Por, kur njeriu i nënshtrohet edhe relatives, atëherë, duke qenë se prej absolutes nuk mund të shpëtojë, të drejtën e tij për të qenë i lirë në veprim ai e përkufizon edhe në as­pektin relativ. Islami nuk pranon as determinizmin e as pavarësimin ekstrem të njeriut. Në këtë formë, me anë të besimit në Allahun, njeriu e zotëron edhe lirinë e men­dimit, edhe lirinë e veprimit. Apo me fjalë të tjera, ësh­të besimi në Allahun ai që njeriut ia mundëson lirinë e mendimit dhe të veprimit më të përsosur dhe më komplet.

 



[1] Maide, 27 – 31.

[2] Artur Schopenhauer, Etika, Shkup 1998, f.47 – 49.

[3] Erich Fromm, Arratisje nga liria, botoi Phoenix 1998, f.13.

[4] Vuko Paviqeviq, Bazat e etikës, Prishtinë 1981, f.95 – 95.

[5] Vep. e cit., f.96.

[6] Vep. e cit., f.97.

[7] Necati Öner, Insan Hürriyeti, Ankara 1995, f.41 – 42.

[8] Vep. e cit., f.47.

[9] Shih, Branko Boshnjak, Filozofija i krščanstvo, Zagreb 1946 – 1966, f.291 – 194.

[10] Shih, Hakan Olgun, Luther ve Reform, Katolisizm’e Protesto, An­ka­ra 2001, f.118 – 121.

[11] Shih, Mehmet S. Aydın, Din Felsefesi, Ankara 1994, f.160; Omer Oz­soy dhe Ilhami Güler, Konularına Göre KUR’AN, Ankara 1997, f.383.

[12] Öner, vep. e cit., f.63 – 64.

[13] El-Fussilet, 46.