Ligjërata e 9 nga Prof.Dr.Metin Izeti

Sureja Ihlas

Të respektuar miq. Që javën e kaluar thamë se sot do të flasim për një sure që ka rëndësi të posaçme në Kur’anin adhimushan, për shkak se në një trajtë shumë të shkurtë dhe elokuente na flet për një parim shumë të rëndësishëm të përmasës fetare. Parim që e dallon Islamin nga të gjitha fetë dhe botëkuptimet tjera dhe ky është elementi i njëshmërisë, elementi i vahdetit,  domethënë i pranimit të vetëm një ekzistence reale.

Sqarimin  e sures do ta filloj me një ngjarje që e tregon një dijetar bashkëkohorë musliman i cili ka jetuar një kohë të gjatë në Paris, është pakistanez ka vdekur para 5-6 viteve. Fakiri ka patur rastin ta takojë një herë në Stamboll, Muhammed Hamidullah. është mirë ta mbani mend edhe emrin, ka disa vepra të tij që janë shumë didaktike por në të njëjtën kohë janë edhe vepra të shkruara me një stil të mirë për Islamin. Një prej tyre e kemi të përkthyer edhe në shqip “Muhammedi a.s.” autori në trajtë të thellësisë historike flet për personalitetin dhe shoqërinë e Pejgamberit a.s., në realitet ai bën sociologji dhe filozofi të historisë së Pejgamberit a.s. dhe në mënyrë tejet analitike e analizon periudhën kur ka jetuar Pejgamberi s.a.v.s.. Ai në një rast e tregon takimin e tij në një simpozium me një piktor të njohur françez, Dine. Piktori I thotë Muhammed Hamidullahut: “Unë i kam lexuar të gjitha tekstet e shenjta, kam lexuar për budizmin, konfuçionizmin, xhainizmin, zoroastrizmin, kam lexuar krishterizmin, hebreizmin edhe Islamin e kam lexuar, mire po te asnjëra nuk kam arritur ta gjej monoteizmin e pastër, domethënë, besimin e pastër në një Zot.” Muhammed Hamidullahi i thotë: “A e ke lexuar Kur’anin krejt deri në fund?” Jo, nuk e kam lexuar deri në fund por, kam lexuar disa sure në fillim, nuk e gjeta atë që kërkoja ta gjej dhe për atë u zhgënjeva dhe nuk e lexova më tutje. Atëherë, Muhammed Hamidullahi I thotë lexoje edhe njëherë Kuranin dhe në atë moment e ka vendosur që të bëj një përkthim të Kur’anit në gjuhën frenge dhe momentalisht përkthimi I Kur’anit më cilësor në frengjisht është I Muhammed Hamidullahit.

Në ndërkohë, Dine e lexon Kur’anin dhe kur arrin te kjo sure (këtë e kisha qëllimin)  d.m.th. sureja Ihlas, quhet ose siç është I njohur në popullatë Kulhuvallahi thotë, tamam tash e gjeta atë që e kërkoja, për shkak se këtu ka një imperativ nga ana e All-llahut xh.sh. ,nga ana e Zotit, që I drejtohet besimtarit, njeriut në përgjithësi, Kul-Thuaj! Huvall-llahu ehad– Huve në gjuhën arabe, është përemër vetor I vetës së tretë njejës,  ne e kemi edhe simbol të fondacionit tonë. Huve, do të thotë Ai, por kur përmendet Huve në literaturën fetare ka për qëllim vetëm Zotin, për shkak se ekzistencë reale ka vetëm Zoti, të gjithë ne të tjerët kemi ekzistencë hije. Mendoni, po të mos ishte Zoti a do të ishim ne, ama po të mos ishim ne Zoti do të ekzistonte d.m.th. ne kemi ekzistencë e cila është në mënyrë direkte e lidhur me ekzistencën e Zotit, prandaj edhe Ai në Kur’an thotë: Thuaj, Ai (huve) All-llahu edhe Huve (Ai ) edhe All-llahu. Ata që pak më tepër merren me linguistikë, me semantikë, e dijnë që kur përmendet edhe një përemër edhe emri i përveçëm, atëherë do të thotë që është një përforcim I fortë në gjuhë, përforcimi më i fortë bëhet kur përdoret emri i përveçëm që është enkas për Zotin, All-llah.

Zoti xh.sh. në Kur’an ka shumë emra të tjerë, për shembull e ka emrin RABB . RABB do të thotë, gjithashtu Zot; e ka edhe emrin ILAH, ne themi, La ilahe illall-llah; e ka emrin MEULA ; të gjitha e kanë kuptimin e Zotit; Rahman, Rahim, të gjitha sinonime të përdorura për Zoti në Kur’an, mire po, emri All-llah është emër që asnjëherë nuk është përdorur për askënd tjetër, është përdorur vetëm për All-llahun xh.sh. dhe thotë, Ai, All-llahu është një (ehad).

Kur e lexon këtë ajet, Dine, thotë tash e gjeta atë që kërkoja unë, do të thotë monoteizmin e pastër, për shkak se logjika e njeriut nuk pranon që në  ekzistencë të ketë dualizëm, të ketë dysi, të ketë elemente të cilët do ta coptojnë Zotin, si pasojë, e pranon Islamin. Prandaj kjo sure është shumë e rëndësishme.

Çka na thotë All-llahu xh.sh. nëpërmjet kësaj sureje? Një herë do të them dy tri fjalë në lidhje më emërtimin e kësaj sureje. Sureja e ka emrin Ihlas.  Ihlas në gjuhën arabe do të thotë, sinqeritet. Elementi bazë I fesë është sinqeriteti, njerëzit të cilët nuk kanë sinqeritet nuk mund të bëhen besimtarë të mire, në realitet nuk janë besimtarë. All-llahu xh.sh. vetëm nëpërmjet të sinqeritetit e vendos lidhjen me njerëzit, me krijesat. Përveç sinqeritetit, pa marrë parasysh çfarë lëvizje trupore të bëjmë ne, nëse ata nuk janë të stolisura me sinqeritet All-llahu xh.sh. nuk vendos lidhje me krijesat e veta. Kjo sure e ka emrin Ihlas/sinqeritet por flet për besimin në njëshmërinë e Zotit.

Edhe një rast do t’ua tregoj. Atëherë kur djalli/ shejtani nuk pranoi që ti përkulet Ademit. Zoti e urdhëroi që t’i përkulet Ademit, shejtani nuk pranoi. Tha: Unë jam më I mirë. Bëni një krahasim ontologjik që asnjëherë nuk e bëjnë besimtarët, nuk duhet ta bëjnë. Besimtarët asnjëherë nuk bëjnë krahasime ontologjike, për shembull, unë jam më I mirë se Besari për shkak se unë I kam sytë e zi, ndërsa ai I ka sytë e gjelbërt. Këto janë krahsime ontologjike, të cilat nuk janë në dorën tonë. Shejtani bëri një krahasim të tillë, tha : “Unë jam më I mirë se Ademi për shkak se mua më ke krijuar prej zjarri atë e ke krijuar prej dheut” dhe All-llahu xh.sh., për shkak se ra ndesh me urdhërin e Zotit e largoi prej mëshirës së vet, e mallkoi për atë edhe është emërtuar si djalli I mallkuar. Si rrjedhojë, shejtani  kishte vetëm një lutje te Zoti dhe tha : Unë do ti largoj prej rrugës së drejtë të gjithë njerëzit” d.m.th. do të përpiqem. Shejtani nuk ka në dorë asgjë që me fuqi ta largojë njeriun prej rrugës së drejtë. Në relacion me Zotin, ta dini këtë, të jeni të sigurtë, për besimtarin e vertetë, për personin që I nënshtrohet Zotit, nuk ka asnjë fuqi tjetër të fshehtë e cila mund ti dalë në rrugë midis atij dhe Zotit. Kushdo që t’iu thotë vetëm u mashtron. Fuqia më e madhe e ekzistencës është lidhja e sinqeritetit në mes Zotit dhe krijesës dhe këtu as xhin, as shejtan, as lugat, as vampire, asgjë nuk mund të hyjë. Lidhja e  sinqeritetit është një dritë aq e fortë sa që e shkrinë çdo gjë që hyn brenda saj, e shkrinë edhe vet njeriun. Në këtë lidhje njeriu e shkrin unin e vet, e shkrin egon e vet dhe fillon të ndjehet në bashkësinë, në praninë e All-llahut xh.sh., në praninë e Zotit. Kjo është një ndjenjë shumë e lezetshme.

T’I kthehemi ngjarjes. Shejtani i tha Zotit: “Kam vetëm një kërkesë. Ti mua më mallkove për hirë të këtij njeriut, të lutem  mos m’i nxjerr para njerëzit e sinqertë.” Shejtani nuk ka mundësi që me forcë të bëj diçka, por ai vetëm ka mundësi që të ligat t’i tregojë si të mira dhe “Këtë”-tha “do ta bëj te krejtë, vetëm personat që janë të sinqertë (muhlesin) mos m’i nxjerr para, sepse me këto nuk mund të bëj dot.” Në Kur’an thuhet:” Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)

Do të thotë që lutja e parë e shejtanit ndaj Zotit ishte që mos ia nxjerr para njerëzit të cilët janë të sinqertë. Në një ajet tjetër në Kur’an tregon një dialog të cilin do ta ketë djalli/ shejtani me njerëzit në botën tjetër, posaçërisht ata që do të shkojnë në xhehennem/skëterrë, Allahu  thotë: “E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim, 22) .

Si rrjedhojë, shejtani do t’iu thotë njerëzve të cilët nuk kanë qenë në rrugë të drejtë: “All-llahu xh.sh juve u premtoi, u dërgoi Kur’an, ua tregoi rrugën e drejtë dhe tha që nëse veproni kështu do të jeni të rehatshëm edhe në këtë edhe në botën tjetër. Ju nuk vepruat sipas kësaj edhe unë iu premtova nëse nuk veproni sipas kësaj që u thotë Zoti, do të keni jetë të lumtur, do ti shijoni të gjitha kënaqësitë e jetës, pse ta mbyllni veten brenda rregullave dhe kufizimeve fetare ose rregullave dhe kufizimeve të adhurimit, ju jetoni të lirë, kënaquni me të gjitha shfrenimet e jetës edhe unë këto u thash por, unë ktheva prej premtimit tim.Mos më akuzoni mua, akuzoni vetveten. Thotë: “Unë nuk kisha asgjë në duart e mia që t’iu dhunoj juve që ta bëni këtë të keqe, por ju e zgjodhët këtë, për shkak të kënaqësive të përkohshme. Ndoshta ua kam thënë atyre që takohem më shpesh një fjalë ta dini, nëse  në një çështje ndjeni kënaqësi momentale, ta dini që ajo është e kobshme për njeriun. Kënaqësitë që nuk janë të vazhdueshme,  nuk janë njerëzore, më tepër janë të dimensionit kafshëror,  të dimensionit gjallesor të njeriut, ndërsa ata kënaqësi të cilët janë permanente kanë vazhdueshmëri, ata kënaqësi janë më tepër njerëzore.

Edhe një rast do t’ua tregoj në lidhje me sinqeritetin, për shkak se është baza e fesë. Ebul Husein Nuri një dijetarë dhe sufi i njohur musliman, një ditë ishte duke kaluar nëpër çarshinë e Bagdadit dhe përnjëherë pa se aty kishte një zjarr të madh dhe dy fëmijë kishin ngelur brenda zjarrit.

Babai i ketyrë fëmijëve, mjeshtri i atij dyqani, bërtiste: “Kush hyn të mi shpëtojë dy fëmijët do t’i ja 1000 dukat. Askush nuk hynte, sepse zjarri kishte marrë me të madhe.  Ebul Husein Nuri menjëherë u hudh në zjarr, hyri Brenda, i mori fëmijët dhe doli jashtë. Atëherë mjeshtri i dyqanit i nxorri 1000 lira, që t’ia jep. Nuk i morri, i tha : “Falënderoje Zotin. Sikur unë të kisha hyrë për këto lirat tua, atëherë do të digjesha së bashku me fëmijët, por unë hyra me qëllim që ta kënaq All-llahun xh.sh., të jem nën urdhërin e Tij dhe prandaj i shpëtova.” Ky është një shembull të cilin ne e kemi edhe në Kur’an edhe në Biblë,  kudo, por them Kur’ani pasi që tash flasim për Islamin, e përmend një pejgamber të All-llahut xh.sh. që e hudhur në zjarr është Ibrahimi a.s.. Dejvid Hjumi këta mendime dhe hipoteza të cilat njerëzit i vendosin në bazë të përvojave të tyre shqisore, nuk i pranon si absolute. Për shembull një prej këtyre hipotezave është :“zjarri djeg”. Dejvid Hjumi thotë, që zjarri e ka zakon të djegë por jo se absolutisht djeg, nëse nuk e ka djegur Ibrahimin (Abrahamin) do të thotë që ka mundësi të mos djegë. Ibrahimi a.s. është një pejgamber të cilin e hudhi në zjarr Nemrudi, mbreti i atëhershëm dhe All-llahu xh.sh. e urdhëroi zjarrin: “  Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” ( Enbija, 69). Një dijetar thotë që sikur të kishte thënë Zoti “..bëhu i ftohtë” vetëm, Ibrahimi do të kishte ngrirë në zjarr, por i tha bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin.

Qëllimin e kam të sqaroj se sinqeriteti është një element shumë i rëndësishëm. Sinqeriteti paraqitet vetëm atëherë kur këto ajete të sures Ihlas konceptohen ashtu si duhet.

Në ajetin e parë të sures Ihlas, All-llahu xh.sh., përsëri si te suret tjera, që ne i sqaruam brenda disa javëve Felek dhe Nas ,në të njëjtën mënyrë fillon, me një urdhër dhe thotë Kul-Thuaj. Këtu paramendojeni një skenë parazanafillore, parahistorike, kur s’jemi ne.

Kur’ani është libër i cili nuk është i krijuar, i cili ekziston në dijen e Zotit edhe para se të vijmë ne në këtë botë. Paramendoni kush kujt i thotë kul? Kush kujt i thotë thuaj? Do të thotë që përgjigjja ndaj imperativit, urdhërit kul, neve na bart në dimensionin e cilësive të Zotit, sepse njerëzit në përgjithësi, bota është një pjesë e cilësive të Zotit, është pjesë e cilësisë së krijimit të Zotit dhe këto cilësi dalngadalë fitojnë formën reale në botë.

Atëherë kur neve na thotë kul All-llahu xh.sh. automatikisht kalon në dialog me ne, me secilin që e lexon Kur’anin. Posaçërisht, nëse ekziston ai sinqeriteti që duhet çdo person ta ketë, atëherë ta dini që dialogu me Zotin  ia mundëson rehatinë më të madhe njeriut në këtë botë. Të jesh në dialog me Krijuesin është platforma dhe piedestali më i kënaqshëm për njeriun në këtë botë.

Dhe çka i thotë? “Thuaj ( huvallahu ehad) që Ai All-llahu xh.sh. është një.  Ehad në gjuhën arabe është një numër filozofik, nuk është numër I zakonshëm që ne e përdorim në jetën e përditshme. Për shembull, arabët njëshit nuk i thonë ehad por i thonë vahid, normal kur numërojnë atëherë i thonë vahid, ithnani, thelathe, erba, hamse e kështu me rradhë, ndërsa këtu për Zotin përdoret termi ehad që do të thotë, është një Një filozofik, që nuk ka as zero para, nuk ka as dysh pas, por ehadije është një cilësi e njëshmërisë absolute të All-llahut xh.sh., ku nuk ka mundësi të diskutohet për hiçin, por ku nuk ka mundësi edhe të diskutohet për dyshin, për treshin, për katërshin, e për të tjerët. Në këtë mënyrë All-llahu xh.sh. kërkon prej DSC_0022nesh që ti përgjigjemi atij. Të gjitha shpalljet,sipas botëkuptimit tonë musliman,  të gjitha shpalljet I janë drejtuar njerëzimit me këtë substance të njëshmërisë së Zotit, domethënë brenda teuhidit/ pranimi i Zotit,së pari ekzistencës së Zotit, së dyti  i njëshmërisë së Zotit dhe së treti  është mospranimi dhe mosvendosja në rangun e Zotit të asgjëje tjetër në këtë botë. Kjo e përbën besimin e vërtetë në All-llahun xh.sh..

 

Ehadijeti/njëshmëria  neve na ka bartur  në të gjitha aspektete e jetës të mos kemi dilemë. Momentalisht ne si muslimanë në botë kemi dobësi shumë, mirëpo çikriku ka filluar të levizë dalngadalë, kemi filluar që të vetëdijësohemi nga aspekti i besimit, por sa do që kemi qenë të dobët, e njerëzishmeja asnjëherë nuk ka humbur prej nesh, këtë të njerëzishmen brenda nesh e ka ruajtur besimi në një ekzistencë reale, e kemi ditur që Ai është. Për shembull ne asnjëherë në histori nuk kemi vrarë njerëz të pafajshëm edhe kur kemi qenë të fortë edhe kur kemi qenë të dobët, ne në histori asnjëherë nuk kemi vrarë fëmijë. Vetëm tash në bashkëkohësi, edhe kjo bëhet me ndikimin, jo se të tjerët i kanë fajet unë nuk pranoj faj te tjerët, ne i kemi fajet,e një mentaliteti makiavelist, në të cilin për të arritur qëllimin nuk zgjidhen mjetet. Nuk ka mundësi të jesh njeri i Zotit, të jesh në lidhje me Zotin dhe për të arritur qëllimin mos t’i zgjedhësh mjetet nuk ka, e pamundshme është kjo. Ne kemi dëshirë të arrijmë deri te një qëllim fisnik, por nuk do të thotë që brenda rrugës do të prishim krejt çka ka. Ne edhe brenda rrugës, kur  ecim drejt Zotit duhet të kemi kujdes që ti shërbejmë qëllimit, nëse nuk i shërbejmë qëllimit, atëherë asnjëherë s’kemi mundësi që të arrijmë në mënyrë reale deri te qëllimi. Mirëpo, të tjerët në mënyrë shumë të pashpirt, edhe prej muslimanëve jo vetëm prej të tjerëve, t’iu them diçka, shpallja asnjëherë kur flet për të mirën dhe të keqen nuk I ndanë muslimanët dhe  jomuslimanët; për shembull, thotë, mos vidhni, nuk i ndanë njerëzit në musliman  po të këqinjtë dhe të mirët, të drejtët dhe të shtrembërit, të bukurët dhe të shëmtuarët, domethënë këto janë ndarjet kategorike në të cilat ka edhe muslimanë edhe jomusliamanë, edhe prej të gjitha feve. Do të thotë që ligësia dhe e mira kanë mundësi që të jenë prezente në jetën e njeriut nëse nuk ka një lidhje nga aspekti i normave morale me All-llahun xh.sh.

Te ne për shembull, muslimani e ka obligim që pandërprerë ta ndjejë prezencën e Zotit afër tij dhe besimtarët e vërtetë çdoherë e ndjejnë prezencën e Zotit në vete. Njëherë një dijetarë, Imam Xhunejd el Bagdadi, i ka patur afër vetes studentët e vet dhe iu ka thënë që: “Të shkoni ta merrni nga një pulë dhe ta therrni në një vend ku nuk do t’iu shoh askush.” Të gjithë kanë shkuar e kanë therrur pulën, vetëm Imam Shibliu, një nxënës i cili më vonë do të jetë një dijetarë shumë i njohur i botës Islame, ka ardhur me pulën e gjallë. Imam Xhunejdi i ka thënë: “Pse nuk e ke kryer obligimin që ta dhash?” “Nuk gjeta vend ku nuk më shihte askush. Kudo që shkova Zoti ishte me mua, ndërsa ju kërkuat prej meje që ta therr aty ku nuk do të më shoh askush. Unë nuk e gjeta këtë vend.”

Paramendoni çfarë virtytesh morale krijon te njeriu ndjenja e afërsisë me Zotin në këtë mënyrë. E kjo ndodh vetëm atëherë kur veten e konsideron  si një pjesë të ekzistencës reale të All-llahut xh.sh. ose të Zotit. Prandaj edhe në Ihlas All-llahu xh.sh. neve na thotë: thuani, dhe kjo është motoja e besimit te ne, thuaj që All-llahu xh.sh. është një. Kjo njëshmëri e Zotit në librat tona është sqaruar nëpërmjet të cilësive të All-llahut xh.sh., për të cilat në vazhdim do të flasim pak. Do të përpiqemi të flasim për cilësitë e Zotit të cilat përfaqësohen në shpallje, në Kur’anin Adhimushan.

Ka një devizë kryesore që është e rëndësishme nga aspekti i fesë tek ne, edhe ajo është, ju të gjithë e dini, amentu billahi; gjashtë kushtet e besimit, amentu billahi-besoj në Zotin, ve melaiketihi-në engjujt në melekët e Zotit, ve kutubihi- në librat e shpallura nga ana e Zotit,ve rusulihi- në pejgamberët të cilët i ka dërguar Zoti, vel jeumil ahiri- në ditën e gjykimit, ve bil kaderi hajrihi ve sherrihi minallahi teala-dhe në atë se e mira dhe e keqja neve na vijnë prej Zotit.

Por te amentu billahi, te kushti I pare  ka një devizë që është shumë e rëndësishme për ne, edhe ajo është, amentu billahi ve bi ma xhae min  indillah-besoj në Zotin dhe në atë që më ka ardhur prej Zotit, që do të thotë se besimi me vete bart edhe disa obligime. Besimi me vete bart edhe disa obligime me dëshirë jo dhunime, por disa obligime të cilat neve na inkuadrojnë në grupin e njerëzve që i përkushtohen ashtu si duhet All-llahut xh.sh..

Për shembull ne kemi dy deviza, përmes të cilave ne e shprehim besimin, tregojmë se jemi muslimanë. E para është La ilahe illallah Muahmmedun resulullah-nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi s.a.v.s. është Pejgamber i All-llahut/ është i dërguari i All-llahut. Ky është aspekti teorik i besimit, deklarimi se ne jemi besimtarë, por ka edhe një devizë  tjetër që ëshët Esh-hedu en la ilahe ilallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluh-dëshmoj (esh-hedu do të thotë unë dëshmoj) se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut xh.sh. (ve esh-hedu) dhe dëshmoj se Muhammedi a.s. është robi i tij dhe pejgamberi i tij. Çka do të thotë dëshmoj? Dëshmia nuk bëhet me fjalë , dëshmia bëhet me zhvillimin e jetës në kuadër të parimeve njerëzore të cilët neve na shpien edhe deri te All-llahu xh.sh. Cilat janë këto parime njerëzore? Për atë e thash edhe në fillim, që besoj në Zotin, por jo vetëm në Zotin,  por besoj edhe në ato që më kanë ardhur mua prej Zotit, të cilat i kërkon Zoti prej meje. Allahu xh.sh.  nuk na dhunon që t’I lutemi atij, se njeriun e ka krijuar në atë mënyrë që të ketë liri të besojë ose të mos besojë, të veprojë ose të mos veprojë sipas rregullave që i parasheh shpallja por, atëherë kur do të besojmë kur do të themi që ne vërtetë e shohim që kemi nevojë të besojmë, atëherë s’ka fjalë që lojën duhet ta luajmë në bazë të rregullave të Zotit, se Ai neve na i tregon edhe mënyrat se si kemi mundësi që Atij t’i shërbejmë në formën më të mirë. Të gjitha këta rregulla janë në ujdi të pashoq me natyrën dhe karakterin e njeriut. Asnjë urdhër të cilin na e jep All-llahu xh.sh. neve nuk është në kundërshtim me natyrën e njeriut, asnjë. Po edhe asnjë ndalesë të cilën All-llahu xh.sh. na e ndalon neve nuk është nën kundërshtim me natyrën e njeriut, edhe ndalesat janë çështje të cilat e dëmtojnë karakterin dhe natyrën e njeriut. Paramendoni për shembull kërkon prej nesh të themi te ne si musliman kërkon që pesë herë në ditë të falemi, që do të thotë brenda ditës mos të kemi hapsira shumë të gjata ku nuk do ta përkujtojmë Zotin, kërkon prej nesh që një herë në vit të agjërojmë një muaj (tash është duke na u afruar Ramazani). Pse? Të konstatohet se  sa kemi mundësi të sakrifikojmë prej kënaqësive tona për hirë të All-llahut xh.sh. Kërkon prej nesh që të japim zekat t’iu ndihmojmë të varfërve, edhe këtu dëshiron ta shoh që për ne është urdhëri i Zotit më me rëndësi se pasuria jonë, se atë pasuri të cilën ne e japim për Atë, thotë, “ mos keni dert ju, nëse ju jepni një ta dini që unë ua shtoj dhjetë, atë që do ta jepni me sinqeritet në rrugën time atë ta dini që unë ua shtoj dhjetë.

Kjo nuk do të thotë , disa herë e kemi biseduar qënuk ka të bëjë vetëm më pasurinë, ka të bëjë edhe me fjalën e mirë, ka të bëjë edhe me harxhimin e kohës për një vlerë, ka të bëjë edhe me ndarjen e diturisë, me të gjitha aspektet e të mirës ka të bëjë dhe të gjitha këto All-llahu xh.sh.i ka bë në ujdi me natyrën e njeriut. Dhe vetëm në këtë mënyrë njeriu ka mundësi që të bëhet i njerëzishëm.

DSC_0021

Shikoni të gjitha këto elemente kanë du shtigje, dy shtigje janë të rëndësishme te të gjitha urdhërat fetarë dhe ndalesat. Shtegu i parë është që njeriu ta shkrijë egon dhe unin e vet, kënaqësitë të cilat janë momentale dhe të cilat i shërbejnë unit dhe egos së tij, ata ti shkrijë, elementi i dytë është që me të tjerët të bëhet si një trup dhe atëherë e ndien kënaqësinë e jetës. Një njeriut jepni pasuri sa të dojë, jepni pozitë sa të dojë, jepni të hajë sa të dojë, por thoni krejt këto do ti japim por do të rrish vet deri në fund të jetës në filan vendin. A kishte pranuar dikush? Nuk do të kishte pranuar. Pse? Për shkak se i humbet elementi kryesorë i të njerëzishmes që është të jetojë në bashkësi me të tjerët, ta ndajë të mirën dhe të keqen me të tjerët. Edhe urdhërat fetare, kryesisht e kanë këtë karakter, po edhe ndalesat janë ashtu. All-llahu xh.sh., mos mendoni se ka nevojë, që ne mos të pijmë, ka nevojë që ne mos të luajmë bixhoz/ komar, ka nevojë që ne mos të bëjmë avantura të cilat janë të ndaluara nga aspekti fetarë. Jo, nuk ka nevojë për këtë Zoti, por ne kemi nevojë për këtë dhe për atë All-llahu xh.sh. i kërkon prej nesh, për shkak se ne kemi nevojë dhe nëpërmjet të tyre ne ecim drejt plotnisë. Qëllimi i krijimit të njeriut në këtë botë është që të arrijë plotninë. Te ne besimtarët kjo plotni arrihet me përkushtimin e vërtetë ndaj All-llahut xh.sh., por edhe në të gjitha ideologjitë, tjera pa marrë parasysh kudo që të jetë, qëllimi i njerëzve është (Pse shkollohen? Pse rriten? Pse shkruajnë? Pse bëjnë aktivitete të ndryshme?) që ti ndihmojnë botës dhe të arrijnë plotninë e vete. Edhe te ne në fé plotnia arrihet vetëm me përkushtimin e vërtetë ndaj All-llahut xh.sh. dhe kjo plotni arrihet vetëm nëse ne kemi një besim të paluhatshëm në ekzistencën reale të All-llahut xh.sh..

Nuk them dije të paluhatshme, se dije nevojitet kryesisht për ekzistencën e Zotit deri te momenti i besimit. Aty ku fillon besimi, më prej aty e tutje, dija nuk mund të vrapojë nuk mund të ec më andej, është një dimension i ndjenjave kur duhet të përjetohet besimi dhe prandaj All-llahu xh.sh. thotë, për të arritur këtë gradë të besimit, gjithsesi se duhet të analizoni, studjoni, dëgjoni të mësoni, t’i shihni, por pastaj iu nevojitet që të pasuroheni me moralin e Zotit.  Çka është karakteristikë e moralit të Zotit ? Morali i Zotit është i tillë që edhe robërve të Tij, që nuk i përkulen, ai iu jep të hanë. Morali i Zotit nuk është diskualifikues, është ledhatues, është përqafues. Cilësitë e Zotit neve na mësojnë si të jemi përqafues, si ta përqafojmë tjetrin, si ta përqafojmë vetveten dhe ky përqafim bëhet vetëm atëherë kur e kuptojmëidenë për Zotin. Nëse lidhemi për ekzistencën e Tij atëherë ne bëhemi pjesë  në zinxhirin e ekzistencës.

Vetëm edhe një shembull edhe do ta kryej. Paramendoni sa miliarda njerëz kanë jetuar prej fillimit të botës deri më sot, sa gjallesa, sa planete në krijimin e tokës, gjithësisë në përgjithësi, sa kohë ka kaluar? Paramendoni, Brenda tërësisë së kësaj kohe, ne jetojmë vetëm 50 vjet, sa është e rëndësishme kjo? S’ka rëndësi, as sa nja mizë përdhese, milingonë, nëse e analizojmë nga aspekti i përgjithshëm i jetës së gjithësisë. Çka e bën të rëndësishëm njeriun? Cili element? Vetëm elementi nëse arrin të kapet për hallkën e parë të gjithësisë hallkën e parë edhe ajo hallka e parë është te All-llahu xh.sh. Ka një libër të Ali Sheriatit, që fakiri, e ka përkthyer në shqip shumë më herët “Zero të panumërta para njëshit” , ai thotë se çdo gjë përveç Zotit është zero në gjithësi,  do të thotë nëse këtyre zerove të cilat i kemi para nesh ua vendosim përpara njëshin, Zotin, sa më shumë zero të vendosim pas aq më shumë shtohet vlera e tij, nëse këto zero ia nxjerrim para, atëherë sa më shumë zero të nxjerim këndej aq më shumë i bie vlera numrit. Prandaj mund të konkludojmë se gjërave ua jep vlerën  All-llahu xh.sh. dhe besimi në Zotin. Faleminderit.