Hu…
Hu…, ja Hu…
Nuk je vetëm emër
Nuk je vetëm fjalë
Hu…, ja Hu…
Je vet ekzistenca reale
Iradeti para se të dalë
Hu…, ja Hu…
Je më shumë se Ilmi ledun
Je vet burimi ilmit që s’shprehet me fjalë
Hu…, ja Hu…
Je Ai pos të Cilit tjetër ska
T’gjallën e bën të vdekur, t’vdekurën të gjallë
Hu…, ja Hu…
S’ke të krahasuar, të ngjashëm as rival
S’je dalë nga kushi e gjëja, as Teje kush e gjë s’ka dalë
Hu…, ja Hu…
Ti je Ai që Fjalën shpalle
Je Ai që çove lajmëtarë
Hu…, ja Hu…
Je Ai që s’flen as kotet e as ushqehet
Je Ai që si për robin edhe për mohuesin kujdeset
Hu…, ja Hu…
Ti edhe për mohues e mëkatar përmallohesh
Ty veç përkujtuesit të njohin, kur përkujtohesh
Hu…, ja Hu…
Gjithë çka jaratise, nji moment s’ka ma me kanë
Veç Fytyra Jote mbetet, ja dhel Xhelali vel Ikram
Nuri