KANDILAT
DUKE RITUR NDEZJEN E KANDILAVE,
PREJ MINARES BARDHË, TRUP SELVIE,
MËHALLA ZHURMON NGA ÇILTËRSIA E FËMIJËVE,
PËRRETH SOFRËS SHTRUAR, BËJMË DUA.
JANË KANDILA QË NDRIÇOJNË KËTO NETË,
SI HËNA E PLOTË… VELLO NUSJE,
ZGJON ZEMRËN E PËRGJUMUR,
DRITË PËR ERRËSIRËN E HAMENDUR.
HARE NËPËR XHAMI, TEQE, ANEMBANË.
IFTARE ME MIQ, TERAVI E SYFYRE,
BUKURI HYJNORE, GUR TESPIHU,
SHKRIRJE NË ËNDJEN E KËSAJ MËSHIRE.
PËRJETIME TË THELLA NË IBADETE,
FËMIJËT SYTË DREJTUAR NË MINARE,
ZAHIDIT IU NDEZ NJË KANDIL NË ZEMËR,
EDHE NJË RAMAZAN SI KY, ZOTI BËFTË EMËR.
ZAHID.