Çka nëse vdes… (Poezi)

Çka nëse vdes…
Pa e parë Bukurinë me sy
Pa të Të takuar Ty

Çka nëse vdes…
Pa u djegur me ashk

Çka nëse vdes…
Pa më flakëruar zjarri i dashurisë
Pa përjetuar puthjen e djalërisë

Çka nëse vdes…
Pa dalldisur i dehur në gjithësi

E çka nëse vdes…
Pa vdekur para se të vdes
Pa fluturuar lule më lule, ves më ves

Çka nëse vdes…
Pa e njohur Vehten në vehte

Çka nëse vdes…
Dhe vdekja s’më merr dot
S’më tret as toka, përjetë e mot

Çka nëse vdes…
Pa të Të parë, pa të Të njohur Ty

Çka, pra, nëse vdes…
E vdekja jetën s’ma arsyeton
As njëra as tjetra drejt Teje s’më çon

Çka nëse vdes…
Kur të jetoj nuk di, e s’di as të vdes

Çka nëse vdes…
E në mesin e njohësve i panjohur jam
Dhe me vdekje i panjohur edhe mbes

Çka nëse vdes…
E të Të vij pa ftesë, t’më marrin brenda
Veç sa jashtë të mos mbes

Çka nëse vdes…
E vdekjen ma vret jeta

Dhe çka nëse vdes…
Po s’dita as të frymoj
Ndonëse nga Fryma jam gjallë

Çka nëse vdes…
E për vdekjen nuk kam mallë

Çka nëse vdes…
Pa qarë si Ebu’l-Ebeveji, pa u përmalluar
Për mekanin nga ku ishte dëbuar

Çka nëse vdes…
Pa qarë si Jakubi për Jusufin që humbi

Çka nëse vdes…
Pa u ngjitur si Idrisi e Isai
Në atë mekani semai

Çka nëse vdes…
E si Junusi në errësira s’mbes

Çka nëse vdes…
Pa u bërë Hud-Hud për Ebu’l-Enbijanë
E për Sulejmanin mizëpërdhesë

Dhe çka, pra, nëse vdes…
Pa udhëtuar me Resulin në Miraxh e Aksa
Pa shkuar në Sidretu’l-Munteha

Çka nëse vdes…

Nuri