SI T’JA BËJ UNË I GJORI, DJALLI M’ËSHTË VËRSULUR – Poezi

SI T’JA BËJ UNË I GJORI, DJALLI M’ËSHTË VËRSULUR

Si t’ja bëj unë i gjori, djalli m’është vërsulur
djathtas, majtas, o Allah, n’këmbë edhe ulur.

Para, mbrapa, mbushem unë me gjynahe
shume
ditë e natë, o Allah, rri e fle nē gjume.

Shpirti im është lidhur me zinxhir’ zandane
si t’çlirohem, o Allah, e t’bëhem fidane!

Mendja ime po mashtrohet me gjëra të kotra
m’është mbushur zemra, Allah, me gënjeshtra zotra.

Këto fjalë, o Allah, m’i prano si lutje
ruaje Dashnorin tënd nga këto këputje!

Dashnori