SPIRANCA – Poezi

SPIRANCA

ME FIJEN E ARTË ‘LE TË NGJITET,
ZEMRA IME ME ZEMRËN TËNDE,
PO ATY, NJË VEND PËR MUA FSHIHE.
KUR TË IKI NGA AJO SHTËRNGATË,
TË SHTRIHEM NË ATË SHILTE,
QETË, QETË, PËR TË BUAJT.

NDAJE NJË ODË TË VOGËL VETMIE,
TA PASTROJ ZEMRËN PREJ KOTËSIVE,
TË GJEJË STREHIM NË ATË HIJE,
NË THELLËSI TË BËJ TEZKIJE*.

TI JE SPIRANCË QË RUAN ANIJEN,
FORTUNËS, GJAH MOS TI BËHEM,
ME KËTË ANIJE SIGURT TË LUNDROJ,
HORIZONTE TË REJA TË ZBULOJ.

EJ ASHIK, NDËRTO SHKALLË ASHKI.
QË TË SHKELISH BASAMAK MJALTI,
NGJITU NË SUPE PËRQAFIMI,
ULU NË SOFRËN E KËTIJ ZAHIDI.

*TEZKIJE / PASTRIM I NEFSIT, ZEMRËS

ZAHID.