ÇËSHTË KJO BUKURI QË M’KA MAHNITUR!

Zemra flakë më shkon
shpirti m’përvëlohet
trupi më digjet
mendja m’turbullohet.

Për ty Allah Ja Haj,
Lailahe-ilallah
pēr ty Allah Ja Hu
Muhamedun resulullah!

Sytë m’jan’ verbuar
veshët s’më ndëgjojnë
goja m’është mbyllur
zemra më rrënkon’

Për Ty Allah Ja Haj
Lailahe-ilallah
Për ty Allah Ja Hu
Muhamedun resulullah!

Çështë kjo bukuri
që më ka mahnitur;
është Xhemali Yt
që më ka tronditur!

Për Ty Allah Ja Haj
Lailahe-ilallah
për ty Allah Ja Hu
Muhamedun resulullah!

Dashnori me lot Haj
thërret la ilahe illallah
vetëm Ty të dashuron
Muhamedun resulullah!

Dashnori