Ti, që zërin e ke të marrur,
Që ri jashtë i mrrolur, i plakur
mos lejo dritën t’a varosin.
Diga nuk shpërthen,
Nëse ti, vendos gjoksin.
Veshin e ke të ngjitur në mur.
Pse gjakun e ke të ngrirë?
Zgjohu! Ndihmo të lëviz ky gur,
mos lejo krimbat të hanë trurë.
Ti, me bisht dhelpre dhe lëkurë qengji,
shiko urat e djegura pas shpine,
dallo kavanozin me ujë deti
prej kupës me ujë plot gjallëri.
Mos e ndro hirin e nxehtë
me tymin e oxhakut të artë.
Në kavaz ç’të duhet t’jesh kryesor?
Zgjidhe të jesh luftëtar,
N’qofsh edhe këmbësor.
Zahid