Namazi

Sharti i parë i fesë islame është shqiptimi i shehadetit, ndërsa i dyti është falja e namazit.

Detyra e parë e njeriut është të besojë ekzistencën, njësinë e Allahut dhe pejgamberllëkun e Muhammedit a. s. Farzi më i rëndësishëm pas imanit është falja e namazit.

Namazi është një ibadet që e pastron shpirtin, e ndriçon zemrën dhe e lartëson njeriun në aspektin shpirtëror te Allahu xh. sh. I dashuri ynë, pejgamberi ka vënë në dukje se namazi është një ibadet shumë i rëndësishëm në fenë tonë duke thënë: “Namazi është shtyllë e fesë”.1 Namazi është një nur që neve na e pastron trupin dhe shpirtin. Në saje të namazit muslimani pastrohet nga ndytësitë e mëkateve dhe bëhet një rob që e meriton hyrjen në xhenet.

Pejgamberi ynë në lidhje me këtë thotë:

“Nëse para derës së ndonjërit prej jush gjendet një lum dhe ai në të pastrohet pesë herë në ditë, a do të kishte ngelë diçka nga papastërtia?”.

Të pranishmit u përgjigjën: “Asgjë nuk ngelë nga ndytësia, o i dërguar i Allahut”.

Atëherë pejgamberi a. s. tha:

“Ja pra, pesë kohët e namazit i përngjajnë këtij shembulli. Allahu nëpërmjet të namazit i shlyen mëkatet”.

Namazi e ruan njeriun nga veprimi i mëkateve duke vënë në zemrat e njerëzve frikënderimin ndaj Allahut xh. sh. Ai që e fal namazin drejt, e përforcon imanin, e fiton pëlqimin e Allahut dhe i çelet rruga e ndriçuar e xhenetit.
Muslimani, ashtu siç është i obliguar të falë namaz, ashtu është i detyruar t’ua mësojë atë edhe fëmijëve të vet. I dashuri ynë, pejgamberi thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz kur të arrijnë moshën 7-vjeçare”.

Nëse prindërit ua mësojnë fëmijëve faljen e namazit qysh në moshën 7-vjeçare, kur fëmijët të arrijnë moshën e pjekurisë veç do ta kenë përvetësuar faljen e namazit.

Namazi nuk braktiset

Sabahu, dreka, ikindia, akshami, jacia, pesë kohë namazi,

Pastroje brendësinë tënde nga ndytësia, fale namazin.

Zemra e atyre që e falin namazin mbushet me nur,

Në fytyrën e atyre që s’falin namaz venitet ky nur.

Namaz do të thotë të qëndrosh në huzurin e Zotit,

të bisedosh me atë, të arrish te nuri i Zotit.

Sa më parë bëhu i pastër, merr abdest pastrohu,

Kjo duhet që nga fëmijëria, ta përvetësosh këtë mundohu.

M. Sherefettin Jaltkaja


/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :

UDHËZUES I IBADETIT

Nga: Sejfetin Jazëxhë

Përktheu: Selver Xhemaili/