Alfabet quje, ndaç Elifba
Bismil-lah burimin ka
Caku i tij asht ditunija
Çiltërsi shpirtit ti japë
Dritë e dijes vjen nga amshimi
Dhuratë e zgjedhun veç për njerëzimin
Errësirën ai ndriçon
Ëndërrën realitet e shndërron
Fatin e mirë n’derë na sjellë
Gëzimin në zemra na mbjellë
Gjurmë e tij je vet ti o njeri
Hulumto veten dhe lexo
I përkushtuem e syçelë hyr në tënden brendi
Ji i vëmendshëm dhe gjurmo
Kërko të vërtetën aty dhe veten tënde njih
Lëri hamendjet e paragjykimet
Llaç n’sy e zemër mos hidh
Mëmëdheu dritë nga ti pret
Nyjet e injorancës kërkon ti zgjidhë
Njeri që je dëshmo, me shkronja e dije
Or’e shpatës dhe’e plumbit kaloi
Prospero e lartësohu si t’ka hije
Qytetërime veç dija ndërtoi
Rilind, pra, në ty shpirtin njohës e bujar
Rrugët e dijes t’bëjnë t’amshuar
Syrgjinosja për të vërtetën
Shkëlqim i njimend është për jetën
Ty e vetes me ca këshilla iu drejtova
Thënë shkurt’e shqip, gërmat janë shenja: Lexo!
Uroj që pak ndërgjegje e kërshëri zgjova
Veten time s’pari, pastaj ty t’këshilloj
Xixëllonjë n’terr t’injorancës n’qofsh
Xhennet me ktë rrugë t’tregoj
Ysht n’vete zanin e parë, n’do t’bindesh e t’besosh
Zotin kshtu e gjenë, se për ktë gjë dhe t’krijoi
Zhegu i ashkut për t’vërtetën mos na’u shuajt!
Nuri