Shartet e Islamit

Pas imanit, detyra jonë më e rëndësishme është t’i mësojmë “shartet e islamit” dhe këto sharte, të cilat rrjedhin si nevojë e imanit, t’i realizojmë në praktikë.

 

 
Shartet e islamit janë pesë:
1) Shqiptimi i kelimei shehadetit:
Pra të thuhet fjala e dëshmisë e cila është: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluh”.
Kuptimi: Besoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut, dhe besoj e deklaroj se Muhammedi a. s. është rob i Zotit dhe i dërguar i tij.
2) Falja e namazit:
Falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
3) Agjërimi:
Për çdo vjet agjërimi i muajit të Ramazanit.
4) Dhënia e zekatit:
Për çdo vjet nga muslimanët e pasur dhënia e zekatit të varfërve.
5) Shkuarja në haxh.
Shkuarja e muslimanëve të pasur një herë në jetë në haxh.

/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/