Pastërtia

Feja islame pastërtisë i ka kushtuar rëndësi të madhe. Atë e ka vënë kusht për realizimin e disa ibadeteve. Të falësh namaz do të thotë të qëndrosh në praninë e All-llahut xh. sh. Një besimtar që del para All-llahut duke marrë abdest, duhet të pastrohet, e gjithashtu duhet ta ketë të pastër trupin, teshat dhe vendin ku do të falet.
Mirëpo, nuk mjafton vetëm pastërtia fizike. Muslimani në të njëjtën kohë para All-llahut duhet të dalë me një zemër të pastër. Pikërisht për këtë arsye, ashtu siç e pastrojmë anën tonë të jashtme nga ndytësitë, duke marrë gusël dhe abdest, gjithashtu duhet ta pastrojmë edhe brendësinë tonë nga të gjitha mendimet e këqija.
Në kuptimin e vërtetë pastërti do të thotë të jesh i pastër si nga ana e jashtme ashtu edhe ana e brendshme. Pejgamberi ynë në lidhje me rëndësinë e pastërtisë thotë kështu: “Kujdesuni për pastërtinë sa të mundeni, ngase All-llahu fenë islame e ka ngritur mbi pastërti dhe në xhenet do të hyjnë vetëm të pastërtit”.

/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/