Islami

Islami është feja e fundit dhe më e përsosura të cilën Allahu xh.sh. nëpërmjet pejgamberit tonë, Muhammedit a.s., ia ka dërguar tërë njerëzisë.
Për njerëzinë, e vetmja rrugë e shpëtimit është feja islame e cila është e vetmja fe e pranuar nga Allahu xh. sh.
Ky realitet në Kur’anin fisnik nga vetë Allahu xh. sh. është shpjeguar kështu:
“Feja e pranueshme tek Allahu është islami. . . ”.
“E kush kërkon fe tjetër, përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit”.
Islam do të thotë të pranosh të gjitha gjërat të cilat i ka sjellë Muhammedi a.s. nga Allahu xh.sh. dhe i ka predikuar, të dëshmosh se këto i ke pranuar duke nderuar Allahun dhe të dërguarin e tij. Shkurt thënë, islam do të thotë: të vësh në jetë atë që beson.
/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/