“Kader” quhet dija dhe caktimi i Allahut që në ezel i përfshin të gjitha gjërat që do të ndodhin në gjithësi, kohën kur do të ndodhin, vendin, veçoritë e tyre dhe si do të ndodhin ato.
Ndërsa koha e gjërave të caktuara në ezel, si krijimi i këtyre gjërave bashkë me atë që është caktuar,quhet “kada”.
Nëse kaderin mund ta krahasojmë me një plan, kada do të ishte realizimi i këtij planit në praktikë.
Në gjithësi çdo gjë vjen me caktimin dhe krijimin e Allahut. Nuk ka Krijues tjetër, përveç Allahut.
Të besosh në Kada dhe Kaderi do të thotë: të besosh se gjithçka që ndodh, qoftë e mirë apo e keqe, është caktuar nga Allahu dhe kur do të vijë koha e realizimit të asaj (të së caktuarës), përsëri krijohet nga Allahu xh.sh.
/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/