5. Besimi në botën e ardhshme (ahiret)

Ashtu siç kanë një përfundim njerëzit dhe qeniet e tjera, ashtu edhe bota në të cilën jetojmë, një ditë do ta përjetojë fundin e vet. Kur të vijë koha që ka caktuar Allahu xh. sh., të gjitha qeniet do të vdesin duke u prishur rregulli i qiejve dhe i tokës do të ndodhë momenti të cilin e quajmë “Kijamet” dhe gjithësia do ta marrë një formë të re.
Pas kijametit pasi të kalojë një afat i caktuar e pastaj të gjithë njerëzit do të ringjallen dhe do të dalën në huzurin (praninë) e Allahut dhe çdonjëri do të meret në pyetje për atë që e ka vepruar në dynja.
Njeriut do t’i jepet në dorë “Fletorja e veprave” ku nga ana e melekve “Kiramen Katibin” janë të shkruara të mirat dhe të këqijat dhe ai në fletoren e veprave do ta shohë atë që ka vepruar në dynja.
Të gjitha të këqijat që janë bërë në këtë botë fshehurazi apo haptazi do të dalin në shesh. Të mirat dhe të këqijat do të maten me peshojën e drejtësisë, e cila i mat gjërat detajisht.
Njeriu çka ka vepruar në këtë botë, shpërblimin do ta gjejë në ahiret. Drejtësia hyjnore çdo gjë do ta vendosë në vendin e vet dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
Ata të cilët gjatë jetës së kësaj bote i kanë zbatuar urdhrat e Allahut xh. sh., janë larguar nga gjërat të cilat i ka ndaluar Ai dhe u kanë bërë mirë njerëzve të tjerë, do të fitojnë jetën e lumtur dhe të amshuar në xhenet.
Jeta në xhenet është e pafund. Atje nuk ka vdekje. Xheneti është një vend ku njeriu do të gjejë gjithçka që dëshiron me përplot bukuri të pakrahasueshme. Ai që hyn aty, kurrë nuk do të dalë prej aty dhe me gëzim dhe hare do të jetojë aty përjetë.
Xhehenemi është vendi ku do të dënohen me zjarr ata të cilët nuk kanë besuar dhe ata që kanë besuar, por kanë bërë mëkate. Ata që kanë vdekur pa iman do të qëndrojnë përgjithmonë aty.
Ata që kanë besuar, mirëpo nuk i kanë zbatuar obligimet fetare, do të qëndrojnë një kohë të caktuar në xhehenem dhe, pasi ta marrin dënimin e merituar, do të dalin prej aty dhe do të hynë në xhenet.
Nga kjo kuptojmë se koha e cila fillon me ringjalljen pas vdekjes dhe që vazhdon deri në amshim quhet “Dita e ahiretit”.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/