2. Besimi në melekët e Zotit

Melekët janë qenie të krijuara prej nuri. Ata nuk hanë, nuk pinë dhe nuk kanë gjini. Ata urdhrat e Zotit i realizojnë pa ndonjë të metë dhe fare nuk bëjnë mëkat. Numrin e tyre e di vetëm Allahu. Disa prej tyre vazhdimisht i bëjnë ibadet Allahut, ndërsa disa janë të obliguar për rregullimin dhe rendin e gjithësisë. Çdonjëri prej tyre ka një detyrë që ia ka caktuar Allahu xh. sh.
Melekët e mëdhenj dhe detyrat e tyre:
1. Xhebraili: është më i madhi prej engjujve. Detyra e tij është të ndërmjetësojë nëpërmjet Allahut dhe t’i mbajë lidhjet e Allahut me Pejgamberin, pra t’ua sjellë librat pejgamberëve nga ana e Allahut.
Librin tonë të shejtë, Kur’anin Fisnik, nga Allahu deri te Pejgamberi a. s. e ka sjellë Xhibrili.
2. Mikaili: detyra e tij është që t’i mbikëqyrë fenomenet natyrore (si rënien e shiut, fryerjen e erës, mbirjen e farës etj.
3. Israfili: është i obliguar ta shkaktojë kijametin dhe t’i ringjallë njerëzit pasi të vdesin.
4. Azraili: është meleku i cili i merr shpirtrat dhe i jep fund jetës.
Përveç këtyre katër engjujve, disa nga engjujt e mëdhej dhe detyrat e tyre janë:
Kiramen Katibin: këta janë dy melekë. Njëri qëndron në anën e djathtë të njeriut, e tjetri në anën e majtë. Ai në të djathtë i shkruan veprat e mira, ndërsa ai në të majtë të këqijat, kështu që duke u shkruar të gjitha të mirat dhe të këqijat që i përkasin çdo njeriu formohet “fletorja e veprimeve”.
Munkiri dhe Nekiri: këta janë dy melekë të ngarkuar me detyrë t’i marrin njerëzit në pyetje gjatë jetës në varreza.
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/