POROSIA E MEVLANAIT

Mevlanai u ka lënë këtë porosi atyre që ka pasur përreth:
“Ju porosis ta keni frikë Allahun hapur dhe fshehur, të hani pak, të flini pak, të flisni pak, të ruheni nga mëkatet, të vazhdoni me namaz dhe agjërim, të shmangeni gjithmonë nga dëshirat trupore, të tregoheni të duruar ndaj mundimeve të njerëzve, të takoheni me njerëz të mirë e të mëdhenj nga shpirti e të rrini larg nga njerëzit e ulët. Më i dobishmi ndër njerëz është ai që u sjell dobi njerëzve. Kurse më e dobishmja e fjalëve është ajo më e shkurtra, por më e qarta. Lavdërimi i përket vetëm Allahut! Paqe njerëzve të tevhidit!”