Si një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë të kulturës dhe letërsisë, Mevlana Xhelaleddin Rumiu (1207-1273), në fund të një jete të shkuar me entuziazëm ashku ose pasioni mistik dhe me vuajtje ndarjesh, i la botës njerëzore veprat poetike e prozaike si më poshtë, ku bëhetalë mbi emocionet më të sinqerta të një shpirti të pasionuar me ashk, ku doktrina mistike trajtohet në formën më të bukur.
Divani Kebir, Divani i Madh. Kjo vepër e madhe e cila përmban gazelet, terkibibendet dhe rubairat e Mevlanait, është një vepër e madhe prej afro 40 mijë kupletesh e përbërë prej 21 divanesh të sistemuara sipas metrikës, dhe divanit të rubairave.
Mevlanai i cili, pas takimit me Shemsi Tebriziun, u kredh në oqeanin e pasionit mistik, në mënyrë të natyrshme iu drejtua poezisë si mjet i vetëm që mund t’u japë përgjigje emocioneve të një shpirti të pasionuar me ashk, dhe muzikës, dhe, nën nxitjen dhe inkurajimin e Shemsit, filloi vallen sema. Në pjesën e pastajme të jetës, Mevlanai i bëri poezinë, semanë dhe muzikën pothuaj bashkudhëtarë të udhës së vet mistike. Gjithë po me këto mjete i shprehu emocionet, entuziazmin, gëzimin dhe dëshpërimin, me to kërkoi ngushëllim dhe qetësi. E dimë se shumicën e gazeleve i ka improvizuar veçanërisht pas zhdukjes së Shemsi Tebriziut. Këto poezi entuziaste të thëna shpesh gjatë semasë, janë shënuar nga njerëzit e dashur dhe janë klasifikuar sipas aspekteve të metrikës (arud). Teksti letrar i veprës është botuar nga dijetari i shquar iranian, Bediuzzaman Furuzanfer dhe janë përkthyer në turqishte nga Abdulbaki Gölpınarlı.
Mesnevi. Eshtë një kryevepër në gjashtë vëllime me afro 26 mijë kuplete ku rreth tregimeve të ndryshme, trajtohen tema fetare, filozofike, moralo-etike dhe shoqërore. Kjo vepër e cila është një nga burimet themelore ku janë gatuar kultura jonë, bota jonë e mendimit dhe ndjenjës për shekuj të tërë, është bërë e njohur sa për idetë e thella që përmban dhe përshkrimet origjinale, aq edhe për aspektin e saj letrar. Në Mesnevinë e cilësuar si “thelbi i Kur’anit”, zë vend pothuaj çdo lloj teme që i intereson individit dhe shoqërisë. Në këtë vepër të madhe të tij, Mevlanai i ofron lexuesit me interpretimet më të bukura, me krahasime dhe shembuj të pashoq dhe me argumentet më të efektshme dhe bindëse çdo lloj çështjeje, nga detyrat fetare dhe moralo¬etike, tek qeverisja e shtetit; nga jeta në punë, tek shëndeti; nga shitblerja, tek luërat; nga filozofia dhe teologjia, tek analizat psikologjike dhe sociologjike; nga krijimi i universit, tek struktura e atomit, duke i analizuar çështjet gjerë e gjatë me anë të një stili letrar jashtëzakonisht të rrjedhshëm e tërheqës.
Për shekuj të tërë, ky libër i çmuar është lexuar nga njerëz të çdo niveli, burra e gra, të rinj e pleq, u është shpjeguar nga mevlevihanet si antarëve të tarikatit, ashtu dhe njerëzve të zakonshëm, është përkthyer dhe komentuar nga shumë dijetarë dhe mistikë, janë përgatitur shumë përzgjedhje të marrë prej tij, është klasifikuar sipas tematikës, janë përgatituralore të tij, është bërë burim frymëzimi për vepra, ide, produkte arti dhe letërsie. Në periudhën osmane, autorë, si Sururi (vd. 1562), Shem’i (vd. pas 1600), Ankaravi (vd. 1631), Jusuf Dede (vd. 1669), Nahifi (vd. 1738), Shakir Mehmed (vd. 1836) dhe Mehmed Murad (vd. 1847) kanë arritur ta përkthejnë ose ta komentojnë tërë Mesnevinë. Janë shkruar edhe shumë vepra që përmbajnë përkthimin dhe komentin e një pjese të Mesnevisë, veçanërisht të vëllimit të parë.
Për herë të parë, botimi kritik persisht i Mesnevisë është parashtruar nga orientalisti anglez Nicholson mes viteve 1925-1940 dhe, pastaj, nga po ai, është përkthyer dhe komentuar në anglisht. Mes atyre që e kanë përkthyer dhe komentuar Mesnevinë në Turqishten e sotme, duhen përmendur veçanërisht Tahiru-l’Mevlevi, Veled Izbudak dhe Abdylbaki Gölpınarlı. Vitet e fundit, mbi Mesnevinë ka bërë punime të vlefshme edhe i ndjeri Shefik Xhan.
Fihi ma fih (Gjëja brenda gjësë). Eshtë një vepër në prozë e cila përmban bisedat e Mevlanait dhe, në përgjithësi, që i tregon në mënyrë të përmbledhur temat e Mesnevisë. Ka rëndësi se i reflekton si jetën e tij, ashtu edhe ngjarje të ndryshme, mendime dhe bindje të asaj kohe.
Mexhalisi seb’a (Shtatë kuvende). Përmban predikime të Mevlanait nëpër xhami. Ka shtatë kapituj.
Mektubat (Letrat). Përbëhet nga letrat që u ka shkruar burrave të shtetit dhe personaliteteve të rëndësishëm të kohës së vet. Ka rëndësi veçanërisht për sa i përket historisë së Selçukëve.
Edhe tekstet persishte të këtyre tri veprave në prozë janë botuar dhe janë përkthyer në turqishten e sotme.