Bëhu si ujvarë në bujari dhe ndihmë!
Bëhu si diell në dhembshuri dhe mëshirë!
Bëhu si natë për t’i mbuluar të metat e të tjerëve!
Bëhu si i vdekur në nervozizëm dhe zemërim!
Bëhu si dhé në thjeshtësi dhe përulësi!
Bëhu si det në mirëkuptim!
Ose duku siç je, ose bëhu siç dukesh!
