1) Ibadetet që bëhen me trup, siç është falja e namazit, agjërimi.
Ibdetet që bëhen me trup, çdo musliman duhet t’i kryejë vetë. Nuk ka mundësi të autorizojë dikend tjetër. Pra askush nuk mund të falë namaz dhe nuk mund të agjërojë në emër të tjetrit.
2) Ibadetet që kryhen me pasuri, si është dhënia e zekatit.
Një person, ibadetet që bëhen me pasuri, mund t’i realizojë duke autorizuar një person tjetër. P.sh. një musliman ashtu siç mund t’ia japë zekatin një të varfëri me dorën e vet, po ashtu këtë mund ta bëjë edhe nëpërmjet të ndonjë të autorizuari.
3) Ibadetet që bëhen edhe me pasuri edhe me trup: një ibadet i këtillë është Haxhi.
Muslimani i cili ka farz haxhin duhet ta kryejë personalisht. Mirëpo, personi i cili ka para, por është i sëmurë, saqë nuk mund të shkojë në haxh, është i gjymtë apo i moshuar, mund ta kryejë haxhin duke dërguar një tjetër në vend të tij (bedel sh.p.)
/Marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/