Në një mëngjes, një peshkatar del të kërkojë furnizimin e tij hallall. E hedh shportën (rrjetën) dhe nuk zë asgjë. Ai filloi t’i lutet Allahut, se fëmijët e tij klithnin të uritur në shtëpinë e tij. Pak para se të perëndon dielli, Zoti ia mundëson atij që të zë një peshk të madh. E falënderon Allahun dhe i gëzuar e merr ta dërgojë në shtëpi. Rastësisht atë pasdite mbreti kishte dalë në shëtitje dhe e sheh atë se çka kishte zënë. I pëlqeu peshku i zënë dhe me të fortë ia merr, e pastaj shkon në kështjellën e tij. Ai dëshironte që ta gëzonte mbretëreshën, dhe ia tregon peshkun duke sjellë në të djathtë dhe në të majtë në dorën e tij, me ç’rast i hyn një therë dhe ia lëndon gishtin e tij. Nuk mundi të flinte i qetë atë natë, prandaj i ftoi mjekët. Ata i thanë se duhet të bëhet amputimi i gishtit. Edhe pas amputimit të gishtit, ai nuk mund të flinte i qetë, sepse helmi i kishte kaluar në dorën e tij. I ftoi mjekët dhe ata ia amputojnë edhe dorën. Mirëpo edhe pas kësaj nuk mund të flinte i qetë, por ndiente dhimbje edhe më të madhe, e klithte pandërprerë. Dhe prapë kërkon mjekim. I thonë së duhet të amputohet dora deri në bërryl. Pasi që u shërua nga dhembja trupore nuk ishte i qetë shpirtërisht dhe i dhembte zemra. Atëherë filloi ta kuptojë seriozitetin dhe shkakun e sëmundjes. E drejtuan të shkojë te mjeku i zemrës. Shkon dhe ia tregon atij rastin me peshkun. Mjeku i zemrës i thotë: “Nuk do të jesh i qetë, përderisa nuk ta falë peshkatari”. Mbreti filloi të pyes se ku është peshkatari, deri sa e takon atë. Filloi t’i ankohej dhe kërkon falje prej tij dhe peshkatari ia fali, e ai u shërua. Mbreti tha: “A ke mundësi të më tregosh çfarë lutje (ankese) ke bërë kundër meje?” Peshkatari i thotë: “Nuk kam thënë asgjë, pos një fjalie, e ajo ka qenë: ‘O Zoti im! Ai e tregoi forcën e tij ndaj meje. Të lutem tregoja edhe Ti forcën Tënde, e le ta shohë”.