Kohën duhet ta vlerësojmë mirë

Koha është pasuria më e vlefshme e njeriut. Ditët që kalojnë nuk është e mundur të kthehen prapë.
Pikërisht për këtë shkak jetën e kësaj bote e cila është e shkurtër dhe kalimtare, duhet ta vlerësojmë
shumë mirë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a. s. na paralajmëron:
“Dije vlerën e pesë sendeve para se të të vijnë pesë sende tjera:
1) vlerën e jetës para se të vijë vdekja,
2) të shëndetit para se të të kaplojë sëmundja,
3) të kohës së lirë para se të ziheni,
4) të rinisë para se të arrijë pleqëria, dhe
5) të pasurisë para varfërisë.
Dynjanë mund ta krahasojmë me një shkollë, ndërsa veveten si një nxënës në këtë shkollë. Kështu
pra, duhet të jemi sikur nxënësi i cili i mëson mësimet mirë, duke i kryer detyrat në kohë dhe në provim
është i suksesshëm, pra ibadetet duhet t’i kryejmë në kohë, ashtu siç janë të porositura. Mos të lejojmë
të biem në gjendjen e nxënësit që nuk i ka mësuar mësimet, që nuk i ka kryer detyrat në kohë dhe për
shkak të mossuksesit në provim pendohet.
Ne jemi të detyruar të jemi të suksesshëm në provimin e nënshtrueshmërisë ndaj All-llahut duke i
zbatuar detyrat tona ndaj Tij, ngase shpëtimi ynë dhe arritja e jetës së lumtur dhe të amshuar në atdheun
tonë të përhershëm është e lidhur ngushtë me suksesin tonë në këtë provim.
/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/