O i dërguar i Allahut

O i Dërguar i Allahut, O Resulallah. Ti je mëshirë për të gjitha botërat. Jeta yte si mëshirë e plotë rrjedh nëpër zemrat tona. Ne të shohim ty nëpërmjet zemrave tona.
Je njëvjeçar, gjindesh në familjen e Beni Saidit. Gjidhënëset nuk pranuan që të të bëhen nënë qumështi, si pasojë mjegullat u hidhëruan, nuk lëshojnë as një pikë uji nga qielli. Në familjen Beni Said ka thatësi të madhe, ndërsa një mjegull e vogël që gjendet mbi ty, është dashuruar në ty, assesi nuk largohet prej kokës tënde, në ndërkohë njerëzit dalin për të bërë dua për shi.
je në prehërin e Halimes, ajo ishte e vetmja që pranoi të të ushqejë dhe të bëhet nëna jote e qumështit. Bashkë me ju është edhe mjegulla e cila bën hije dhe të ruan nga dielli i nxehtë dhe përvëlues i shkretëtirës. Tash je në prehërin e një prifti, i cili lutet dhe i ka drejtuar sytë e tij tek sytë tu, që janë aq të bukura e mahnitëse, sa që, harron thatësirën dhe nxehtësinë e madhe, dhe ti o Muhammed, me ato sy të bukur e shikon qiellin, pa një pa dy mjegulla mahnitet dhe e lëshon ujin (lotët) e vet mbi ty me një harmoni të mrrekullueshme. Por, shumica nuk e dinë shkakun e shiut, sepse shumica nuk të njohin ty o Resulallah.
I mbushe 6 vjet, e je në rrugë për në Medinen e ndritshme së bashku me nënën dhe Ummu Ejmenin. Je pranë varrit të babait, aty e ndjen se je jetim, ndërsa më pas në Ebva, bëhesh jetim i plotë, e le nënën aty dhe kthehesh në Meke pa nënë. Abdylmutalibi të don pa masë, por edhe Ebu Talibi.
O i dërguar i Allahut, a i thirrnin fëmijët e Mekkes nënat e tyre kur ishe ti bashkë me ato? Çka bëje ti kur ata i thirrnin nënat e tyre? A i lëshoje sytë në tokë? O i dërguar i Zotit, sa herë ne për ty kemi thënë, oj nënë, o baba!!
I ke mbushur 25 vjet, dhe je krejtësisht tjetër, askush nuk ëshë si ti, era jote shpërndan dhembshuri, zëri yt jep besim, sepse ti je Muhammed el Emini.
I mbushe 33 vjet, e rahmeti i Allahut vjen valë-valë. Tashmë i bëre 35 vjet, dhe të thërrasin kodrat e malet, të thërret Kodra Nur, shpella Hira, që të vetmohesh e të meditosh. Dhe tani je 40 vjeç. Je në shpellën Hira, zbret Xhibrili prej qielli, krejt botërat për ty dërgojnë salavate, sepse ti je mëshirë për tërë botërat, ti je drita e syve tonë, ti netët e errëta i ndriçove dhe krejt botërat u mbushën me nur. Tani je Nebbijullah, ti je Habibullah, ti je Resulullah.
O i dërguar i Allahut, pse të lënduan ty, pse të maltretonin? Sepse vdiq mbrojtësi yt Ebu Talibi, apo për shkak se mbete pa mbrojtje? Ne e parafytyrojmë gjendjen tënde në Qabe duke qarë, na kujtohet se si falje namaz në Qabe, të hidhnin mbi kokë flliqësira, të qofshim falë o i dërguar i Allahut, ah sa keq, si talleshin me ty të pashpirtit. Njëri po vrapon nëpër rrugët e Mekes drejt teje, sikur Arshi Alaja ka zbritur poshtë. Kush është ky që vrapon? Kush është? Dëgjohet një zë që thotë se është Fatimja, e bija jote, nëna e nipave tu të dashur. Fatimja e cila të përngjan shumë ty, ti fshin sytë dhe lotët e tu. Më del para syve se si i thoje: mos qaj bija ime. Pse të nxorrën prej vendlindjes? Sepse mbete pa mbrojtje? A nuk e dinin ata se ty të mbron Allahu? Ai që të gjeti jetim, Ai të bëri vend dhe të dha përkrahje. Ai të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi. Ai të gjeti të varfër, e të begatoi. Ata të shanin e të fyenin – të thonin, i çmendur, ti heshtje, të thonin se kush do të të shpëtojë prej nesh, e ti thoje Allahu Azze ve Xhel-le.
Kur qiellin e kaplonte hidhërimi, thoshe Ja Allah! Kur dridhej Arshi, thoshe Ja Allah! Në Bedër thoshe Allah, e 3 mijë melekë zbritnin prej qielli, ti kishe edhe 125 mijë sahabë – të qofshin falë nënë e baba, o i dërguar i Allahut. Ja resulallah, kur të shihnin duke ecur nëpër rrugët e Medines, vajzat e vogla të familjes Nexhar, ishin vajzat më të gëzuara dhe më të lumtura në atë moment. Ti njëherë i kishe pyetur: a më doni – ato ishin përgjigjur: PO i dashur i Allahut, Ja Resulallah, dhe ti u thoje Allahun e kam dëshmitar se edhe unë ju dua shumë. Sot kemi të rinj, që ndoshta nuk janë si ata të Medines, por edhe këta të duan shumë, kjo vërrehet në sytë e tyre. Ka prej tyre që nuk kanë asgjë përveç teje, e Allahu e di se edhe ti ata i don!
I mbushe 63 vjet, je në duanë e REFIKI ALAS’ë. Ta kishin qepur një xhybbe të zezë e me qoshe të bardha – e veshe dhe dole tek as-habët. E preke xhybben dhe u the as-habëve: a e shihni sa e bukur është? Njëri prej as-habëve tha të qofshin falë nënë e baba o i dërguar i Allahut, ma jep mua atë xhybbe! Pse ta kërkoi, duke e ditur se ti e don atë xhybbe, por, poashtu e dinte se kur të kërkonin diçka, asnjëherë nuk thoshe jo. Ia dhurove xhybben, dhe përsëri mbete me xhybben e vjetër e të arnuar. Ishte afruar koha që të takohesh me Allahun – kishe edhe një javë. Përsëri ta qepën një xhybbe, por nuk u bë nasib ta veshësh.
Kishe dërguar lajm me Ebu Hurejren se pas teje do të vijnë njerëz të atillë që do të thonë: Ah sikur ta kisha parë të Dërguarin, për të do ta flijoja edhe pasurinë edhe fëmijët. Kishe ndarë një mall me hz. Enesin duke i thënë: shumë kisha pas dëshirë t’i shoh vëllezërit e mi, të cilët nuk do të më shohin, por do të më besojnë.
O i dërguar i Allahut, ti që prej minberit të Medines thoje: ummeti im, ummeti im. Ti që në momentin e vdekjes thoje: namazi, namazi, namazi.
Neve që na është dhënë kjo mëshirë nga Allahu, e pranuam amanetin që na e solle prej Allahut, ne të dëgjuam dhe të respektuam.
O i dërguari i Allahut, o i dashuri jonë, ne të duam shumë. Ti je ende 40 vjec dhe ende je në krye të ummetit tënd.
Shkroi :Dursun Ali Erzincanli Përktheu: Husein Rizai