Njeriu, i cili në gjithësi ka një pozitë të zgjedhur, është i stolisur me tru, mendim dhe kapcitete të
larta, është i krijuar për një ideal të lartë.
Urtësinë e krijimit tonë dhe qëllimin e ardhjes tonë në këtë botë All-llahu i lartësuar në Kur’anin
fisnik e ka treguar qartë. Ai thotë kështu:
Unë xhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për asgjë tjetër përveçse të më njohin dhe të më adhurojnë mua.1
Do të thotë qëllimi thelbësor i ardhjes sonë në këtë botë është ta njohim dhe ta adhurojmë Allllahun.
Njeriu nuk është një krijesë që ekziston për një moment të shkurtër, e pastaj të zhduket e të
humbet. Njeriu është një krijesë e nderuar, kandidat për jetën më të lartë dhe të amshuar. Njeriu është
udhëtar për në botën e amshuar. Kjo botë është si një stacion në rrugën që shkon për në botën e
amshuar. Njeriu pasi të qëndrojë një kohë këtu do të vazhdojë rrugën dhe do të arrijë në atdheun e tij të
vërtetë.
Pejgamberi ynë i dashur këtë udhëtim e ka shprehur kështu:
“Unë në këtë botë jam sikur udhëtari që pushon nën hijen e një druri dhe pastaj çohet dhe vazhdon
rrugën”.2
Qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë nuk është vetëm të hamë e të pimë, të shtrihemi e të flemë dhe
t’i shijojmë dëshirat kalimtare. Ne këtu kemi ardhur që të përgatitemi për një jetë më të lartë. Zoti ynë
ka kërkuar prej nesh që të përgatitemi për atë jetë të lartë dhe njëkohësisht na i ka treguar rrugët që
arrijnë atje.
Kur e zbatojmë detyrën e ibadetit në pajtueshmëri me qëllimin e krijimit tonë, ne e fitojmë rizanë e
All-llahut, po edhe në ahiret e fitojmë jetën e lumtur dhe të amshuar.
/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/