I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy gra (kunata) me fëmijët e tyre dalin në një ambient. Aty një ujk e han njërin fëmijë. Pastaj këta dy gra ngatërrohen në mes vete për fëmijën e mbetur (secila nga ato thoshte se fëmija i mbetur është fëmija i saj). Shkojnë për t’u gjykuar te Davudi a.s. Davudi a.s. gjykon që fëmija t’i takojë kunatës së madhe. Ata prapë nuk pajtohen mes vete, kështu që shkojnë për t’u gjykuar te Sulejmani a.s. Sulejmani a.s. u thotë: “Më sillni një thikë që ta pres fëmijën për gjysmë dhe secilës prej jush t’jua jap nga një pjesë.”
Kunata e vogël thotë: “Po dëshiron ta presësh, o i Dërguar i Allahut?!” Thotë: “Po.” Atëherë i thotë (kunata e vogël): “Mos e bën këtë, sepse pjesën time do t’ia jap kunatës së madhe.” Atëherë Sulejmani a.s. i thotë: “Merre se ky fëmijë është i yti”, kështu gjykoi në dobi të saj.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)