Padrejtësi në valvitje

                 

 

 

 

 

 

Padrejtësi në valvitje

 

Shtresa pluhuri në valvitje

Përplot paragjykime me tendencë

Rreth meje, rreth teje,
rreth nesh.

Nga do grimca egosh

Padrejtësisht në valvitje.

 

Qe fatlum i çmendur

Ashikllëk shijove

Bile deri në dehje.

Edhe kur flaka shuhej

Hiri qe dritare krenarie.

 

Me flakën tënde

Këmbët tona ngrohje

Edhe ato zemra të ftohura

Për të të cilët dielli

Që moti perëndoi

 

Nën hirin tend gjithmonë

xixa të vjetra ka

Për ata që kërkojnë

besëlidhjen zënafillë ta përkujtojnë

u hodhe zahid në detin e pafundësisë

Kërkove të dëgjosh  zë të amshueshmërisë.
ZAHID