Zhytje drejt frymës…
Zhytem dhe përmallem, humbem e digjem…
Nga pasqyra gjithësore që më ofrove, këto palë sy të pushojnë..
Dukem, por kjo nuk më ngop, e Të përulem…
Ma mundëso të bart frymën Tënde që vulose në këtë shpirt tim,
Dhe të mos perëndoj larg diellit, si trëndafilet e vyshkura
Por të zhytem aty ku vetëm shpirti njeh dhe di të merr frymë,
E të fundosem e përmallur për nga ishte nisja ime…
Të bëhem, si dielli që gjithnjë vije me forcën e mjaltë
Të jem, si fryma Yte në mua: të bart gjethet e veprave të mia, e ato të bien
sikur të vdekura për këtë botë por të gjalla në vallen e bregut, të tubuara drejt Teje.
O I Madhi Zot, më lejo të zhytem e të jem si pema e lartë
Që rrënjët thellë i ka në realitetin Tënd, e degët krenare ne qiell I bartë
Vetem vendlindjen dëgjojne, e sytë e saj I përcjell vetëm zëri Jot.
Hidhem para Ty, si uji që vërshon të eturit e djegëjes,
E që thellë në vete ajo djegëje thërret të të sheh Ty.
Ahere para Teje kokën në prehër e të humbem në zërin Tënd,
Që më thëret e çdo ndiesi digjet para ashkut, e zemrës i bien flatrat e trendafilta,
dhe mbetet Vetem ajo, në thelb, vetëm ajo bërthamë që Ti i dhe frymë,
që je vetë Ti, o I Madhi Krijues…
Elif Nokta