Stafit akademik në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe një doktor i shkencave juridike. Ditë më parë në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, Muhammed Izeti nga Tetova, ka mbrojtur disertacionin e doktoratës para profesorëve më eminentë në Ballkan, duke e fituar kështu titullin doktor i shkencave juridike.
I lindur në Tetovë në vitin 1996, Izeti studimet universitare dhe pasdiplomike i ka kryer në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë. Në moshën 23 vjeçe, në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, e regjistron edhe doktoratën, të cilën në afat prej tre vjetësh arrin ta mbrojë me notën më të lartë. Shkollën e doktoratës e ka kryer në Departamentin e Shkencave Juridike nën mentorimin e prof. dr. Jeton Shasivarit, kurse temën e ka mbrojtur më 3 qershor 2022 para komisionit të përbërë nga prof. dr. Suad Beçiroviq ,njëherësh edhe rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit si dhe kryetar i Komisionit, prof. dr. Ferid Buliq anëtar dhe mentori, prof. dr. Jeton Shasivari.
Tema e disertacioni ishte: Relacioni vakëf- shtet në Perandorinë Osmane dhe procesi i denacionalizimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Muhammed Izeti gjithashtu është hafiz i Kuranit dhe ka të botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve shkencorë në revista të ndryshme ndërkombëtare.