Muaji i Ramazanit me dritën e tij, është ajo që na e ndriçon rrugën tonë, na jep dritë në përditshmërinë tonë, kryesisht me më të afërmit, familjen. Në të ndikon edhe vet qyteti që e mbartë dritën e Muajit të Ramazanit. Një ndër ta është tradita e qytetit të Shkupit, që na sjell stimulime të të ndenjes së Muajit të Ramazanit.
Traditat si pritja e fëmijëve për ta shikuar ndezjen e kandilave në çdo iftar, e ato që e presin në sofër osë bëjnë dua ose ndëgjojnë ilahitë të shpirtit, dhe vrapimi i fëmijëve në sofrën e iftarit për të lajmëruar që ‘ka thirr ezani’ na e përshtasin përditshmërinë tonë me besimin tonë. Gjithsesi nuk duhet harruar më hërët nëpër mëhallat e Shkupit thirrjen e fëmijëve shqiptar, turk, rom që të gjithë së bashku lajmëronin; ‘Jandilar Kandil’lar’. Me këtë frymë që e jep fetarsia, e kuptojmë se si arritën gjeneratat para nesh të kenë miq nga gjithë komunitetet tjera. Po ashtu, sofrat e iftarit që i kemi të bashkuar, duke filluar duasë më i vogëli, kurse ushqimit më i madhi, të gjithë familjen e gjerë e kemi aty. Thjesht mundem të them që iftaret në familjet e Shkupit, shumë rrallë herë ndodhin vetëm me familjen e ngushtë. Mysafirët, që i shohim si bereqet, e ndjejmë domosdoshëm t’i bëjmë respekt. Po ashtu ndodh edhe një bisedë serioze mes familjarëve, se ku do të shkojmë për ose kë do e thirrim në iftar. Ndarja me mysafirët nuk ndodh shpejt, pasiqë falet bashkërisht namazi i Akshamit vazhdohet muhabbeti, bile kthehemi bashk nga teravia që të vazhdohet muhabbeti në shtëpi bashkë me ëmbëlsirat si ajo e veçanta pas iftarit, kadaifi.
Gjithashtu, në familjet e Shkupit shohim edhe disa realitete. Ne, familjet e Shkupit, e kemi nga një ‘hoxhë të familjes’, kur kemi derte konsultohemi me ta, ditët të mira dëshirojmë t’i zgjerojmë me ta. Po ashtu në iftar e kemi të detyruar t’i thërrasim ata. Por kjo tradita e familjes vazhdon edhe jashtë shtëpisë. Sidomos mukabelet, përcillen nga e gjithë familja. Si më e njohura në Shkup është mukabeleja tek Xhamia e Dyqanxhikut, që me vite të tëra përcillet nga familjet të Shkupit dhe nuk shkohet vet, por bashkë me familjen. Njëlloj mundem të them edhe për ligjeratat e hoxhallarëve, që përcillen rregullisht nga besimtarët. Kurse për kohët e namazit si; Sabahu, që e kemi traditë të lexohet Kur’an para namazit, Jacinë bashkë me teravitë, i kryejmë së bashku me familjarët.
Përndryshe, në qytetin e Shkupit, gjatë muajit të Ramazanit, mbrëmja është sikurse dita. Dritat të hapura nëpër shtëpitë ndriçojnë mbërmjen dhe tregojnë lutjet dhe bisedat të vazhdueshme deri në namazin e sabahut. Nuk duhet harruar nënat dhe motrat tona, në muajin e Ramazanit që e japin mundin në zbukurimin e sofrës së iftarit. Para natës së parë të teravisë e shohim se si burrat e shtëpisë e vizitojnë pazarin e Shkupit, për t’i blerë gjërat elementare. Ushqimet si paça, tafçe, ëmbëlsirat si ajo e kadaifit janë të veçuarat e sofrës së iftarit. Gjithsesi edhe në syfyr i kemi mantitë që pa to nuk e ndjejmë syfyrin. Kurse për pije, çaji është e veçanta, pas iftarit deri në syfyr në çdo kohë është me ne. Padyshim edhe hurmat, që nuk e kujtojmë shumë para muajit të Ramazanit, por e ka lezetin e vet në këtë muaj të shenjtë. Muaji i Ramazanit, që na ndriçon udhën në përshpirtshmërinë tonë, duke e marrë këtë nga Hyjnorja sjell shembullin e jetës së duhur, familjen si më të afërtit tonë. Na sjell një vetmi përmbrenda bashkësisë, kjo vetmi që na jep urtësinë, por praktikumin e saj e kemi patjetër ta bëjmë mbrenda shoqërisë. Duatë, qofshin drita jonë që na e ndriçon rrugën tonë.