O i Madhërishmi Zot, faleminderit që na mundësove të takohemi edhe këtë herë me muajin e shenjtë të Ramazanit. E si mos të ju presim krahëhapur kur besimtarët me vetëdije e besim ndaj Teje, o Zot, braktisin ushqimet, dëshirat e lakmitë e kësaj jete materiale për t’u mbushur me ushqime të bredshme shpirtërore, ashtu sikurse trupi ynë që është i pavlefshëm pa shpirtin tënd o Zot, poashtu edhe jeta jonë është e pavlefshme pa muajin tënd të Ramazanit, prandaj, o Zot, besimtarët nuk mund të jetojnë pa këtë muaj të shenjtë të vitit.Ramazani për myslimanët është muaji më poetik e artistik sepse shpirti i agjëruesit mbushet, inspirohet e frymëzohet me përjetime të brendshme shpirtërore, muaj kur ushqimet, epshet e dëshirat materiale të egos robërohen para mbretërisë shpirtërore. Sa i bukur je, o Ramazani ynë, braktis tokën fizike njerëzore për të ushqyer agjëruesit me ushqime qiellore të padukshme, aq i bukur je sa që në mbrëmje ta kanë lakminë jo vetëm engjëjt qiellor të Allahut, por edhe hëna së bashku me dritën e yjeve gjatë netëve, por edhe dielli gjatë ndriçimit të saj të ditëve të Ramazanit. Për shkak ardhjes suaj, Allahu, nga gëzimi ka çelur dyert e shtatë kat qiejve të hapen për shkak mëshirës së Tij ndaj agjëruesve. Ti Ramazan je muaji i estetikës artistike tonike e statike, të letërsisë kuranore, të përjetimeve poetike, insipirimeve muzikore Kuranore, dramave kundër epshore e lakmuese të egos, arkitekturave të bukura fetare islame. Je metaforë e artit të brendshëm e të jashtëm islam.Agjërimi ka kuptim mistik-shpirtëror perceptues e përjetues që me anë të ditëve të numëruara lanë e pastron mëkatet tona shpirtërore në shtëpinë mistike të quajtur Ramazan. Në këtë shtëpi mistike të Ramazanit gjallërohet arti i shenjtë i shpirtit ndaj Allahut me përjetime estetike të bukura ushqyese të iftareve dhe syfyreve, teravive, namazeve, dhikreve, pëkujtimeve të emrave të bukur të Allahut, lutjeve etj.Me agjërimin e Ramazanit zbulohen fshehtësitë shpirtërore që prezentohen me anë të frymëzimit, inspirimit, gjuhës e vargjeve të jashtëzakonshme të librit të shenjtë të Kuranit, muzikalitetit të brendshëm shpirteror, harmonisë univerzale kohore, argumenteve jetësore, qiellore e përtej qiellore, fenomeneve të përgjithshme deri te potencializimi i përmbajtjes, jo për formë, por për harmonizimin e botës së brendshme shpirterore, fetare islame ndaj Allahut.Muaji i Ramazanit është kulmi i besimit, i besnikërisë e estetikës së të ushqyerit, sjelljes, heshtjes, urtësise, mirësisë, paqës e dashurisë ndaj Allahut, profetit Muhamed s.v.s dhe profetëve paraprakë.Muaji i Ramazanit është opozitë përmirësuese e protestuese ndaj njëmbëdhjetë muajve të tjerë të vitit për të larguar veset e këqija epshore, lakmuese të egos djallëzore e për të qenë të përsosur e qiellor pasi çdo gjë që vjen nga qielli i Zotit është e dobishme.Qofsh i bekuar e i dashur, o Ramazani ynë!