SMERALD (Poezi)

S M E R A L D *

EMRIN TA PËRMENDI PANDËRPRERË,
ME SHPRESË PËR TË ARRITUR AFËRSINË.
ËSHTË NJË RRUGË SI FIJE E HOLLË,
PREJ ZEMRE DERI NË GJUHË.

NË MUZGJE TË SKUQURA TË PËRKUJTOJ,
ME TESPIH SMERALDI QË MBAJ NË DORË,
AFSHI I ASHKUT MOS BJERR E KAM DROJË,
I TËRË TË MBETET, N’MËNGJES ÇDO GUR E LUSTROJ.

PO I HY EDHE NJË NATE DIMRI,
JA NGA DERA, SELAM MË JEP MJESHTRI,
I RRUGËS SË SIGURT PREJ KALLDRËME,
THELLOHEMI NË RRUGËTIM IMAGJINATE.

HESHTUR, BËJMË ZIKËR DERI NË KESHF*,
ËSHTË RRUGËTIM ME PËRJETIME,
ME HAJDARIEN QË E KEMI VESHË,
LUNDROJMË TË QETË NË TË PËRTEJME.

*SMERALD / SIMBOL I DASHURISË SË SINQERTË.
*KESHF / HAPJE E PERDEVE.

ZAHID.