SYTË M’U SHKRINË
M’u shkrinë sytë, drejtë Lavdisë rrodhën
Mall kanë për Ty, dëshirën ma morrën
T’u ula pranë, ethet krahët m’i lodhën
Pluhur i Lavdisë , Faniu, formën ia dogjën.
Të kam në ëndërr, imagjinatë, në natë e ditë
S’dija ç’është dashuria, flakën ia pashë papritë
M’u kall shpirti, nuk fiket fare kjo dritë
Pluhur i Lavdisë, Faniu, u dogj i tërë.
Të kam fshehur në shpirt, relikt i shenjtë për mua
Gjallëri për jetën time, begati e parajsë në mua
Faleminderit Perëndi, Lavdinë vlerë e bëre për mua
Pluhur i Lavdisë, Faniu, vetëm për të u dogja.