O DERVISH, DERVISH I MJERË
(poezi mistike e teqeve)
O dervish, dervish i mjerë
Çke që qan ti përherë
Qaj hallet e kësaj bote
mbushur me gjynahe plote.
O dervish Ja Hu Haj Ja
A po qan ti qan për Mua!
O dervish, dervish i mjere
Çke që qan ti përherë
Qaj hallet e jetës sime
Që m’kaluan me mundime.
O dervish Ja Hu Haj Ja
Apo qan ti qan për Mua!
O dervish, dervish i mjerë
Çke që qan ti përherë
Qaj hallet e babit tim
Që më la mua jetim.
O dervish Ja Hu Haj Ja
A po qan ti qan për Mua!
O dervish, dervish i mjerë
Çke që qan ti përherë
Qaj hallet e nënës sime
Që më rriti me thërrime.
O dervish Ja Hu Haj Ja
A po qan ti qan për Mua!
O dervish, dervish i mjerë
Çke që qan ti përherë
Qaj hallet e fëmij’ve
Që na rriten pa besime.
O dervish Ja Hu Haj Ja
A po qan ti qan për Mua!
Sulejman Mehazi