NJË PASQYRË (Poezi)

NJË PASQYRË

Pasqyrë shpirtit në ballë i nxorra
Më mahniti gjurma që përjetova
Me uj të gjallërisë u freskova
Më rrodhën fjalë, aspak s’mendova

Largoje, të përgjërohem, perden, Dritë
Të ndriçohet errësira e trupit çdo ditë
Frymë dua, mos më kërko meritë
Barte të gjorin në audiencë, mëshirë.

Sprova të dashurisë shumë kam mbi kokë
S’ankohem dot, gur e dru i bëra shokë
Më lejo të digjem të bëhem hi përtokë
Le të sheh flutura djegie çka do të thotë

Le të thonë, Faniu, s’ka mend në kokë
Hakikati më i këndshëm se çdo gjë në tokë
Çdo pore kurban për Ty, bashkë me shokë
Pasqyra më barti, s’më la mënd në kokë.