Kuvendi i të ndriturve (Poezi)

Ecish në luginën e ferrave.

I robëruar nga bota dhe përbuzja,

je bërë peng i dalldisjeve.

Barkën e ke të ndryshkur, do t’a rëmbejë stuhia.

Eja vlla, në flladin e kësaj hijeje.



Jastëku i kësaj shtëpie është me pupla.

Gjumi aty bëhet rahat, rahat.

Ëndrrat janë të ëmbëla, përallore,

Si me të dashurat e jetës rinore.



Ecish në luginën e lotëve.

Ka ditë kur dhimbja e kockave

pashmangshmërisht e ndjen therjen e gjunjëve.

Zahidit, lyerja me shërbet përjetësie

i dha shërim në ato dhimbje.



Eja i dashur!

në këtë trëndafilishte.

Këmishë të Jusufit kemi me ne.

Sytë e Jakubit i shëroi me erë.

Zahidi e pa, në kuvend të ndriturve.



Zahid.