Sureja Keuther
Të respektuar miq, ka disa javë që ia përkujtojmë njëri-tjetrit suren Keuther, një sure e cila është bërë pjesë përbërëse e jetës muslimanëve pa marrë parasysh a janë të lidhur për fenë e tyre. Kuptimi i kësaj sureje në personalitetin e Pejgamberit s.a.v.s. i drejtohet tërë gjenit të ummetit, tërë gjenit musliman pas Pejgamberit a.s.. Në historinë e njerëzimit kemi dy baballarë të njerëzimit, i pari prej tyre është Pejgamberi ynë Muhammedi s.a.v.s.. Ata që ndonjëherë kanë patur raste të lexojnë diçka në lidhje me veprën “Fususul hikem” të Muhjiddin Ibni Arabiut e kanë parë që historia e Pejgamberëve në veprën “Fususul hikem” që do të thotë “Perlat e urtisë”, ka përkthim edhe në boshnjakisht “Draguli mudrosti”, në shqip ende nuk është përkthyer. Aty historia e njerëzimit fillon me jetën e Pejgamberit a.s., Muhjiddin Ibni Arabiu thotë që njeriu i parë, pejgamberi i parë është Muhammedi s.a.v.s., ndërsa babai i dytë është Ademi a.s. njeriu i parë i cili erdhi në faqen e dheut. Pse është kështu? Për shkak se realiteti parë i krijuar nga ana e Allahut xh.sh. është hakikati muhammedije ëshë realiteti i Pejgamberit a.s.. Për këtë çështje Ademi a.s. kur ishte në xhennet, në njërën prej dyerve të xhennetit pati lexuar tekstin “La ilahe illallah Muhammedun resulullah/Nuk ka zot tjetër përveç Allahut xh.sh. dhe Muhammedi a.s. është i dërguari i Tij”, ende nuk ishte fizikisht i ardhur në këtë botë Pejgamberi a.s. mirëpo Ademi a.s. emrin e tij e pati lexuar në njërën prej dyerve të xhennetit, që do të thotë ai metafizikisht ekzistonte edhe para se të ishte krijuar Ademi a.s. fizikisht. Prandaj baba i shpirtërisë së njerëzimit është Muhammedi s.a.v.s.. Ata që e kanë dëgjuar me vëmendje mevludin, në një pjesë të mevludit ku flitet për krijimin e Ademit a.s. thuhet që prej momentit të krijimit të Ademit a.s. nga ana e Allahut xh.sh., dritën edhe hëna edhe dielli edhe Ademi e morën prej Pejgamberit a.s.; këtë nur Ademi a.s. ia barti Shitit, ai Idrizit, ai Nuhit e kështu me rradhë vazhdoi deri te Pejgamberi i fundit Muhammedi a.s.. Prandaj në trungun fizik të Ademit a.s. kur flet Allahu xh.sh. në Kur’an për Ademin a.s. i drejtohet njerëzimit në përgjithësi, për shkak se i tërë njerëzimi është i përfaqësuar në personalitetin fizik të Ademit a.s.. Për shembull, kur në Kur’an Allahu xh.sh. thotë “Ne Ademit ia mësuam emrat” do të thotë që Ibni Ademit, birit të njerëzimit, njeriut në përgjithësi ia mësuam emrat; kur thotë “Ne u thamë melekëve dhe xhinëve që t’i bëjnë sexhde Ademit a.s.” atëherë qëllimi nuk është vetëm Ademi a.s. por në të njëjtën kohë qëllimi është edhe çdo njeri i cili do të jetë si Ademi a.s., ndërsa në çdo ajet kuranor ku Allahu xh.sh. i drejtohet Pejgamberit a.s. metafizikisht, shpirtërisht i drejtohet edhe çdo njeriu i cili e ndjek Pejgamberin a.s., i cili është ummeti i Pejgamberit a.s.. Posaçërisht, sureja Keuther është një pasqyrim, një konturë e kësaj shpirtërie që është e prezentuar te Pejgamberi s.a.v.s.. Në ajetin e dytë Allahu xh.sh. thotë “Ve sal-li li rabbike venhar” / “Dhe fal për Zotin tënd namaz dhe pre kurban” urdhëri direkt është për Pejgamberin a.s. dhe falja e këtij namazi për të cilën flitet në këtë sure të Kur’anit dhe prerja e kurbanit është obligim i domosdoshëm për Pejgamberin a.s., ndërsa të gjithë ata që e ndjejnë veten si trashëgimtarë të shpirtërisë së Pejgamberit a.s. këtë e konsiderojnë si obligim edhe për veten e tyre. Kryesisht kur flitet për dimensionin e brendshëm të ibadetit, atëherë Kur’ani aty nuk flet në mënyrë direkte, por flet me metafora, në mënyrë simbolike. Ne e dimë prej drejtësisë islame, prej fikhut, kryesisht kjo më tepër është e zgjeruar si mendim, se këtu bëhet fjalë për namazin e bajramit dhe për kurbanin që e presim ne në bajram. Pse ky kurbani dhe namazi i bajramit nuk janë farz? Ky urdhëri është direkt imperativ: “ fal namaz dhe pre kurban”, por nuk është farz për shkak se urdhëri është dierekt për Pejgamberin a.s. dhe kësaj në të drejtën islame i thonë delil dhanni, nuk është argument i prerë po është argument hipotetik, është argument i cili në mënyrë direkte nuk na thotë, si për namazin, faleni krejt ju namazin (për namazet tjera). Mufessirët kanë dhënë shumë mendime se për cilin namaz bëhet fjalë. Muhjiddin Ibni Arabiu thotë që këtu bëhet fjalë për namazin e natës, bëhet fjalë për salatul-lejl, bëhet fjalë për namazin e tehexhxhudit, një namaz i posaçëm që besimtarët kur kanë dëshirë të vetmohen me Zotin atëherë e falin. Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith thotë që All-llahu xh.sh. në 1/3 e fundit të natës zbret në qiejt e tokës dhe thotë “A ka në mesin tuaj dikush që do t’më lutet që Unë t’ia pranoj lutjet? A ka dikush në mesin tuaj që ka ndonjë nevojë që Unë t’ia plotësoj nevojat? A ka dikush në mesin tuaj ndonjë brengë që Unë t’ia heq atë brengë atij?”. Kjo pjesa e tretë e natës është koha kur falet namazi i natës dhe tash nëse i merrni t’i analizoni komentet të cilat i janë bërë këtij hadithi ka të ndryshme. Njëri ka thënë se (posaçërisht dijetarët e ehli sunnetit maturidi) këtu nuk bëhet fjalë për zbritjen fizike të Zotit në qiellrat e tokës, por ka të bëjë me afrimin e Zotit me robin e tij. Unë mendoj që çdo koment që i bëhet këtij hadithi, përderisa nuk përjetohet, është i kotë. Në të vërtetë komenti më i mirë i këtij hadithi do të ishte nëse tregojnë ato që e kanë përjetuar se si është kjo zbritje, se si përjetohet kjo. Në turqisht, te ne në Tetovë ka një fjalë, thonë ‘beqari shumë lehtë e le gruan’, ai që nuk e ka përjetuar shumë lehtë mund të flasë, nuk e ka përjetuar dhe nuk e ka brengën e asaj pune. Edhe këtu prerja e kurbanit, falja e namazit të bajramit, të themi, ta zëmë atë që krejt e kemi si argument e marrim këtë ajet në përgjithësi, s’ka fjalë që i drejtohen Pejgamberit a.s., por nga aspekti shpirtërorë për shkak se janë metaforike, janë shumë të rëndësishme për besimtarët. Ja unë do t’ua parashtroj një pyetje bashkërisht ta analizojmë: A jeni pyetur ndonjëherë pse njerëzit edhe ato që shumë pak kanë lidhje me fenë më tepër e falin bajramin se sa namazin e sabahut? Mendoni se është e rastit kjo? Shpeshherë i kemi dëgjuar kolegët tonë që thonë ‘ato që nuk e falin sabahun hiç mos të vinë në namazin e bajramit’, është një gabim trashanik për shkak se namazi i bajramit është namaz simbolik, është namaz metaforik, ai që vjen ta falë namazin e bajramit thotë ‘edhe unë jam në regjistrin bashkë me ju’ kjo është metaforë, për atë edhe namazin e bajramit e falin më tepër njerëz edhe pse nga aspekti juridik namazi i sabahut është me vlerë më të madhe, është farz, namazin e bajramit nëse nuk e fal nuk ke dënim mund të qortohesh ama namazin e sabahut nëse nuk e fal ke dënim. Nuk e di a iu kujtohet njëherë këtu u hap muhabeti i mevludit edhe iu thash që nuk kërkohen argumente juridike për dashurinë, gabimin më të madh e bëjnë muslimanët (posaçërisht këto muslimanët e pjekur shpejt) që kërkojnë argumente për t’i lidhur këpucët. Nuk ka përjetimi argument, nuk mund ju t’i tregoni dikujt pse e dashuroni dikë; pse e doni djalin tuaj? Argument pse e do djalin është e pamundshme të tregohet. Edhe argument pse e dashuron Pejgamberin a.s. nuk ka. Para disa ditëve më pyeti një djalë që nuk e njoh: Cili është argumenti i Kur’anit dhe hadithit në lidhje me semanë? Semaja është një ritual i sufive, i dervishëve (i keni parë dervishët që rrotullohen) që nuk ka fjalë që e ka simbolikën e vete dhe argumentet e veta, mirë ama e dini çka ishte përgjigjeja ime? Unë i thash që semaja brenda jetës së jë sufiu është 2 orë në javë, këto sufi përveç këtyre dy orëve kanë, në atë ditë edhe 22 orë plus edhe 6 ditë nga 24 orë tjera, po para se të vijmë te semaja duhet të shohim se çka bëjnë këto 6 ditë tjera këto njerëz që të vijnë ta bëjnë semanë. Qëllimin e kam që disa gjëra të cilat janë metaforike nuk janë për secilin. Nuk mundet poezinë ta lexojë çdokush, gazetën e lexon çdokush, ama nëse është një tekst pak më filozofik dhe ka konotacion pak më shkencor nuk e mer vesh secili dhe i duket i bezdisshëm, por nëse është ndonjë poezi thotë ‘fluturoka ky, asgjë nuk paska thënë’. Do të thotë që secila gjë posaçërisht ato që janë metaforike e kanë edhe auditorin e vet. Edhe ky ajeti “Ve sallilli rabbike venhar” e ka auditorin e vet, i drejtohet Allahu xh.sh. Pejgamberit a.s.. Pejgamberi a.s. ka dy dimensione të veta, këtë mos e harroni, se shpeshherë i dëgjoj fjalët se potencohet, posaçërisht kohëve të fundit që Pejgamberi a.s. ka qenë njeri si ne, është fakt që është prej njerëzve por ka dy anë Pejgamberi a.s.: njëra anë është ana e risaletit, ana e profetësisë së tij, kjo ka të bëjë me njerëzit edhe në dimensionin e profetësisë Pejgamberi a.s. është munduar që të jetë shumë i zakonshëm, është munduar me zakonshmërinë më të madhe ta prezantojë Islamin. Për shembull disa hadithe i ka përsëritur tre herë. Ndërsa ka edhe një dimension/përmasë të velajetit të vet, të evlijallëkut të vet që e ka direkt me Allahun xh.sh.. Për shembull linku i tij me Allahun xh.sh. është që i janë ënjtur këmbët duke falur namaz, këtë nuk e ka kërkuar prej neve askujt nuk i ka thënë ama ato që e kanë parë për shembull e kanë bërë këtë ibadet të natës. Hz.Ajsheja e ka parë dhe nuk ka fjetur derisa Pejgamberi a.s. nuk ka ra të flejë (ajo ka patur të drejtë të flejë, nuk ka qenë obligimi saj, po ka qenë obligim i Pejgamberit a.s.). Pra edhe ky ajeti i sures Keuther flet për dy obligime të cilat ndoshta nuk janë farz ama neve na afrojnë me Allahun xh.sh. (këtu e kam qëllimin). Për atë thash pak më parë, në fillim të ligjeratës, që personaliteti i Pejgamberit a.s. është babai metafizik i njerëzve, babai shpirtërorë, siç Ademi a.s. është babai fizik i njerëzve edhe kryesisht për këtë shkak të gjithë pejgamberët që kanë ardhur para Pejgamberit s.a.v.s. e kanë përmendur emrin e tij ,në shpalljen e çdo Pejgamberi të mëparshëm ka ekzistuar shprehja që do të vijë Muhammedi a.s.. Madje në njërin prej ungjillëve (ju e keni dëgjuar ndoshta) e dini që këto ungjillët të cilat i ka tash kisha(krishterët) janë 4, i Llukës, i Mateos, i Markut dhe i Xhonit(Jovanit) dhe këto janë pranuar si kanonike në vitin 313 në koncilin e Nicesë, në Iznik të Turqisë së tashme, kur mbreti Konstantin e ka pranuar krishterizmin, mirëpo në atë tubim nuk kanë ardhur vetëm 4 ungjille, më pak 70 ka patur (edhe pse numrat 7, 70 janë numra metaforik që tregojnë se shumë ka patur). Në mesin e atyre 70 ka patur edhe një ungjill që dihet si Ungjilli i Bernabës ose Inxhli i Bernabës (Ungjilli i Bernabës më vonë është botuar dhe tash ekziston por kisha nuk e pranon). Në këtë ungjill ka tekst të posaçëm ku thuhet që Hz. Isa u ka thënë apostujve të vet që pas meje do të vijë Farakliti dhe ju ta ndiqni atë. Faraklit më hebreishten e vjetër e ka kuptimin e fjalës Muhammed në arabisht (i lavdëruari), për këtë çështje për shkak se metafizika dhe energjia metafizike e krejt njerëzimit është marrë prej Pejgamberit a.s., të gjithë pejgamberët e kanë përmendur Pejgamberin s.a.v.s.. Për atë asnjëherë mos shkoni që të koncentroheni duke kërkuar prej njerëzve që t’i bëjnë farzet dhe të ikin prej ibadeteve të cilat janë përqëndruar në popullatë, kësaj në letërsinë e urtë, posaçërisht të tesavvufit, i thonë Irfanul halk/gnoza e popullsisë. Disa herë, ju logjikisht mund ta kundërshtoni diçka, mirë ama popullsia në përgjithësi atë më tepër e parapëlqen se sa atë që e thoni ju dhe kjo është një gnozë e cila lind si frymëzim te vet popullsia.
Namazi i bajramit dhe prerja e kurbanit e ka këtë karakter në Islam (nuk është koha e kurbanit, kur do të jetë koha e kurbanit ndoshta pak më tepër do të përqëndrohem në atë por pasi që këtu prej Pejgamberit a.s. Allahu xh.sh. kërkon prerjen e kurbanit atëherë do t’i them dy-tre fjalë në lidhje me çështjen e kurbanit). Kurbani në të shumtën e rasteve kohëve të fundit është duke u nxjerrur prej konotacionit të cilën e ka në Islam. Prerja e kurbanit ka tre dimensione në Islam (tre elemente të rëndësishme) që nuk duhet të harrohen asnjëherë. Elementi i parë është vet etimologjia e fjalës kurban, do të thotë kuptimi gjuhësor. Në kuptim gjuhësor kurban, në gjuhën arabe, do të thotë, afrim dhe elementi i parë i kurbanit është afrimi me Zotin edhe në një ajet Allahu xh.sh. thotë “Len jenalallahe lumuha ve la dimauha ve lakin jenaluhu’t-tekva / “Te Allahu xh.sh. nuk shkon as gjaku as mishi i kurbanit, po te Allahu xh.sh. shkon ndjenj e përkushtimit tuaj”; Çështja më e rëndësishme është pse e therrni kurbanin, kjo është e rëndësihme edhe në çdo ibadet tjetër. Të njëjtin problem ne e kemi edhe në ibadetet tjera, e keni vënë re që ne më tepër i theksojmë ato ibadete të cilat janë formale edhe nga sunnetet e Pejgamberit a.s., e keni parë njerëzit në masë të madhe përpiqen të tregojnë se janë ndjekës të sunnetit, ta potencojnë formën që në të shumtën e rasteve edhe nuk ka qenë sunnet që ka qenë obligativ për ne si mënyra si ka ngrënë Pejgamberi a.s., si është veshur Pejgamberi a.s., këto janë sunnete që në masë të madhe kanë qenë përvojë e shoqërisë arabe të asaj kohe, i ka bërë Pejgamberi a.s. ama jo se i ka bërë për të na obliguar edhe neve ta bëjmë ashtu. Ose për shembull shpeshherë (unë e thash edhe ditën e xhuma në xhami) çështja e mjekësisë profetike, kohëve të fundit besoni që e kanë tepruar më me këto punët e mjekësisë profetike, me rukjen… Mjekësia profetike në masë të madhe ka qenë e udhëhequr prej përvojave të atëhershme të viseve arabe; kanë bërë rukje, jo se arabët, psikologët i kanë patur rend aty, dhe nuk i kanë marrë psikologët të bëjnë trajtime psikologjiko fetare por kanë bërë rukje. Jo nuk është kështu, nuk kanë patur metodat e trajtimit psikologjiko-fetar që mund t’i kemi ne , nëse dëshirojmnë të jemi efektiv dhe kanë vepruar sipas mundësive të kohës. Nëse 20 vite është hapur gropa me probleme shpirtërore dhe ti me një të fryrë dëshiron ta mbarosh punën, ose me një të bërë rukje, ose më një lëshim të kasetës, kjo vetëm iu shërben sharlatanëve. Do të thotë që esenca e sunnetit të Pejgamberit a.s. është ndjekja e metodës së tij, a për shembull një prej atyre është që ta përjetosh duke e bërë ibadetin, siç thotë te kurbani, që nuk shkon as mishi as gjaku po shkon ajo ndjejë që ti e ke brenda. Unë juve ua kam treguar rastin për shembull hudhnjani një sy musliamnëve personave të cilët falin namaz se sa keq sillen. Kur falin namaz, për fat të keq që unë jam vite me rradhë brenda xhamisë (prej viteve ’80 jam pandërprerë) edhe një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve falin namaz sikur dëshirojnë ta rrahin vreshtarin e jo sikur dëshiron të hanë rrush Ua kam treguar rastin e Mexhnunit? Një ditë Mexhnuni për shkak të dashurisë që e ka patur ndaj Lejlasë i ka marrë malet. E dini Mexhnuni dhe Lejla janë Romeo dhe Zhulieta e letërsisë islame lindore ose Talati me Fitneten, ose Ferhati me Shirinin janë një lloj i dashurisë e cila shprehet fizikisht ama në realitet bëhet fjalë për dashurinë është ndaj Zotit. Një ditë Mexhnuni prej dashurisë që ka patur ndaj Lejlës i ka marrë malet dhe duke kaluar njëri ka qenë duke falur namaz atje diku edhe ky nuk e ka parë se është duke falur namaz, ka kalura para atij, ai e prish namazin dhe i ka thënë ‘ku kalove more këtu, ma prishe namazin?’ edhe ai i kthehet dhe i thotë ‘Mexhnuni i dashuruar në Lejlën nuk të pa se je duke falur namaz, ti i dashuruar në Zotin e pe Mexhnunin’. Kjo ndjenja është sunneti i vërtetë i Pejgamberit a.s..
Hysein Efendi Gjozoja është një prej dijetarëve botërorë të fortë prej Bosne(ka qenë njëri prej reformistëve), ka qenë profesori i profesorëve tanë, një dijetarë me peshë, ai e thotë një fjalë shumë të mirë “Nëse rri të mendoj se si do ta luaj këmbën, gishtin ose dorën në namaz, atëherë ngeli pa namaz, për shkak se koncentrimi largohet prej aty ku duhet të jetë dhe koncentrohet në gjërat formale”. Ky është një element shumë i rëndësishëm i sunnetit të Pejgamberit a.s. prandaj edhe në ajetin Allahu xh.sh. te kurbani e përmend atë çështje, për shkak se ibadeti kërkon sakrificë, aty e kam fjalën. Pa sakrificë nuk bëhet ibadet. Ibadeti nuk është gajle, ibadeti nuk është borxh, ta dini. Ibadeti e ka marrë formën juridike në përmasat e gjëra të popullatës, për muslimanin e vërtetë ibadeti nuk është farz, ibadeti është kënaqësi, ibadeti nuk është ta sosi gajlen, ta fali jacinë, por duhet të jetë gajle, si do të dilet prej jacisë, domethënë, në këtë aspekt duhet të përjetohet ibadeti. Po ua tregoj jë barcoletë: Hysein Gjozoja ka shkuar në Libi. Ai kryesisht ka mbajtur baretkë ama me atë ka qenë edhe reisi i atëhershëm, kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Efendi Haxhiabdiç (ndoshta ju moshatarët e mi e mbani në mend) edhe krejt hoxhallarët tjerë me sarëka. Gjozoja e ka njohur edhe arabishten shumë mirë dhe e kanë nxjerrë atë të flas (është një prej dijetarëve që e ka ndjekur reformizmin botërorë, është prej ndjekësve të Xhemaludin Afganiut, Muhmmed Abduhusë, Reshid Ridasë që kanë hapur një shteg në botë nga aspekti i islamit) dhe e ka mbajtur ligjëratën shumë mirë, edhe kur ka zbritur poshtë xhemati ka filluar të flet mes vete ‘këto qenkan shumë alima të mëdhenj, kur ky me baretkë foli kështu, të shohim këto që janë me sarëka se si flasin’.
Do të thotë që te kurbani elementi i parë është elementi i afrimit me Zotin, elementi i dytë është derdhja e gjakut. Allahu xh.sh. nëpërmjet kurbanit e ka larguar një traditë të keqe të besimeve të vjetra ku i kanë bërë kurban vajzat e bukura. A keni menduar ndojëherë pse Allahu xh.sh. të kërkojë prej Ibrahimit a.s. ta therr djalin e vet? Kjo është një skenë metafizike ku tregon që jo djalin po ja çka duhet të bëhet kurban. Në të shumtën e rasteve neve na akuzojnë se muslimanët janë të ashpër, i therrin kafshët (njëherë edhe një këngëtare tash në Turqi e tha që kjo është një arrogancë e muslimanëve që i therrin kafshët, ndërsa një hoxhë iu përgjigj shumë mirë i tha ‘Sikur atë mishin që e ha ajo nëpër restorane ia ka mbjellur babai në oborr’), mirë ama, sakrifica nuk është për të vdekur, sakrifica është për të jetuar. Atëherë edhe njeriu që shkon vritet për vatanin duhet të konsiderohet arrogancë, ama ai shkon të vritet për vatanin që të jetojë përgjithmonë, të shkojë shehid ose të jetë hero. Kafsha bëhet kurban për të jetuar përgjithmonë se vetëm kurbanat prej kafshëve në ahiret do të jenë në xhennet. Domethënë, Allahu xh.sh. atij që ia merr një element, atij ia plotëson 100 herë më tepër, këtë konotacion e ka kurbani, për atë them derdhja e gjakut është element kryesor i kurbanit. Shikoni kohëve të fundit bëhen sqarime të ndryshme, kurbani është kurban, dhënia e parave në vend të therrjes nuk është kurban po ajo është sadaka, ai është ibadet i posaçëm që Allahu xh.sh. e ka përcaktuar, Pejgamberi s.a.v.s. e ka bërë, sadakaja është ibadet në vete, zeqati gjithashtu, mund t’i bësh si të duash ,ama kurbani është kurban duhet të therret (nëse nuk ke kushte vet mund ta japësh diku ku e presin kurbanin ama si sadaka nuk bën). Elementi i tretë është solidariteti, s’ka fjalë që kërkohet të ndahet mishi i kurbanit. Këto tre elemente janë elemente parësore në kurban, po ajo që është më e rëndësishme është që kurbani paraqet një ritual i cili ngel në psikologjinë e familjes, për atë është mirë të pritet në shtëpi ato që kanë kushte. Për shkak se familja përjeton një atmosferë të ibadetit edhe kjo atmosferë e ibadetit duhet të përjetohet edhe në shtëpi. Faleminderit.