Adabet (etika) e xhamisë dhe xhematit

Xhamitë janë vende në të cilat muslimanët e adhurojnë Allahun. Xhamitë, të cilat janë vende më të nderuara në rruzullin tokësor, ndryshe quhen shtëpi të Allahut. Besimtari i cili shkon në xhami për ibadet, llogaritet si vizitues dhe mysafir i Allahut. Ashtu siç i pret nikoqiri me nder mysafirët, ashtu edhe Allahu ka përgatitur shpërblime të mëdha për besimtarët që shkojnë në xhami.

Pejgamberi ynë në lidhje me këtë thotë: “Ai që merr abdest në shtëpi duke i plotësuar të gjitha rregullat dhe shkon në xhami, llogaritet mysafir i Allahut, ndërsa Allahu vizituesit do t’i nderojë”.

Është detyrë e çdo muslimani që ndaj xhamive të tregojë nderim të veçantë.

Këto detyra janë:

1) Në xhami duhet të hyhet me abdest, me tesha të pastra dhe të rregulluara.

2) Në xhami duhet të hyhet me këmbë të djathtë dhe duke hyrë duhet dërguar salavate e Pejgamberit a. s.

3) Nga xhamia duhet dalë me këmbë të majtë.

4) Nuk duhet shkelur mbi qilimat e xhamisë me këmbë apo me çorap të papastërta.

5) Nëse nuk gjendet ndonjë arsye, nuk duhet shtrirë këmbët, duhet ruajtur nga sjelljet e pahishme, si: të folurit, biseda që i përkasin dynjasë, të bërtiturit pa nevojë, zhurmës.

6) Duhet larguar nga sjelljet që mund ta shqetësojë tjetrin, si: shkuarja në xhami duke i rënë erë qepe apo hudhre, duke gogësuar, si dhe nga gjithçka që mund ta neverisë tjetrin.

Nëse në xhami ligjërohet apo këndohet mukabele duhet dëgjuar me nder dhe vëmendje. Ata që në xhami vijnë me vonesë duhet të ulen aty ku gjejnë vend të lirë dhe s’duhet ta shqetësojnë xhematin duke u munduar të dalin në safët e parë.

/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :

UDHËZUES I IBADETIT

Nga: Sejfetin Jazëxhë

Përktheu: Selver Xhemaili/