SHKUP (AA) – Teologu Ismail Bardhi, një njohës i mirë i shkencave islame, ka 30 vjet që punon për të shpjeguar dhe ndriçuar parimet e myslimanëve. Ai është përpjekur me mënyrën e tij të shpjegojë islamin e pastër, të kuptohet dhe të interpretohet në përputhje me kohën në Ballkan dhe kudo në botë.
Ballkanasit e njohin mirë Ismail Bardhin. Në 1987 ai mbaroi Fakultetin e Teologjisë në Bosnjë, më pas përfundoi studimet master dhe doktoraturën në Ankara. Në vitet 2000-2006 ka qenë dekan i Fakultetit të Teologjisë në Shkup, më pas ai ka punuar dhe ka bërë kërkime në qendra të ndryshme shkencore në Islamabad, Stamboll dhe SHBA. Ai është një nga njerëzit e rrallë që përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet e myslimanëve në rajon në mënyra të ndryshme dhe nga në pikëpamje të ndryshme. Ai gjithashtu në vitin 1992 krijo shtëpinë botuese Logos-A duke treguar kështu dashurinë për shkencën dhe kërkimet shkencore. Më vonë Bardhi u bë këshilltar politik i konsullit të Bosnjës në Tiranë.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Ismail Bardhi tregon se problemet që sot përballen myslimanët nuk janë probleme që kanë dalë sot. Sipas tij, për një kohë të gjatë ata që janë shkaktarë për daljen e këtyre problemeve, për fat të keq nuk kanë qenë në gjendje të parashikojnë fundin shumë mirë.
Bardhi gjithashtu thekson se radikalizmi është kthyer në një terror global dhe pse njerëzit e mençur nuk e pranuan një gjë të tillë ai vazhdoi të konsiderohej i tillë. Ai gjithashtu thekson se nuk mund të ketë “terror islamik”, pasi një gjë e tillë nuk ekziston. Ai thekson se ISIL nuk është pjesë e islamit dhe se nuk e pranon një gjë të tille që nuk ka bazë në islam ku thotë se dhe emri i ISIL është fallco.
Bardhi, i cilëson komponentët e ISIL si të pafytyrë ku shprehet se dhe për këtë arsye mbulojnë fytyrat e tyre dhe nuk duan që të shikohen fytyrat e tyre. Çfarë mund të flasim për njerëzit që fshehin fytyrat e tyre thotë Bardhi?.
Bardhi u thotë edhe gazetarëve një kritikë duke theksuar se: “pse pyesni njerëz të cilët nuk kanë dijeni për këto çështje?” duhet të pyesni njerëz që merren me këto çështje dhe që i analizojnë ato dhe gjejnë zgjidhje për këto çështje.
-Bardhi: “Unë besoj Kalifatin Islam”
Bardhi shprehet se ata fyejnë të gjitha vlerat tona edhe Kalifatin, unë e dua Kalifatin dhe do vazhdoj ta dua, por jo atë të shejtanit, por atë të zotit. “Aktualisht unë nuk kam të drejtë të flasë diçka në lidhje me shpalljen e Kalifatit, Siç thashë dhe më parë se këta nuk kanë fytyrë dhe identitet dhe këto janë asgjë për ne. Për këtë pyesni ato që i kanë krijuar këto. nuk i ka krijuar islami këto. Dhe kur them se e dua Kalifatin nuk e kam fjalën për shtet islamik, sepse kjo është një utopi. Kjo është diçka që nuk ekziston sepse krijuesi i çdo gjëje është Allahu. Çfarë është “kalifati Islam”? Kalifati Islam do të thotë bashkëveprimi i përbashkët i myslimanëve që të dinë se kur vjen koha e agjërimit, të dinë se çfarë është e ndaluar dhe çfarë është e lejuar, do të thotë krijimi i një sigurie për të jetuar si mysliman.
Në qoftë se do ta përmbledhim pak çështjen dua të them se ky lloj “Kalifati” është një dëm dhe një djall i keq dhe nuk ka lidhje me “kalifatin Islam” dhe nuk dua që kjo të keqkuptohet.
Ju e dini se djalli është i nxituar dhe i shpejtë ku edhe këto u treguan të shpejtë dhe krijuan një “kalifat” pa fytyrë dhe identitet. Po e përsëris edhe njëherë se burimin e këtyre kërkojeni te kapitalizmi i pashpirt dhe i çmendur, sepse kapitalizmi prodhon varfërinë dhe me anë të varfërisë kërkon gjëra të pamundura dhe blenë shpirtrat e njerëzve.
Bashkësitë islame në rajon nuk kanë një potencial për të siguruar të ardhmen kundër padrejtësive të mëdha që po iu bëhen myslimanëve në Ballkan.
Nëse do të më pyesnit mua se a të pëlqen më shumë periudha e sotshme apo ajo e ish-Jugosllavisë, do t’ju përgjigjesha se edhe pse unë kam qenë i shqetësuar në atë kohë, edhe pse më kanë përndjekur, edhe pse më kanë burgosur do t’ju thoja se preferoj periudhën e vjetër, atë të ish-Jugosllavisë se pse sot nuk ka ngelur më shpirti dhe unë nuk e dua këtë liri dua të largohem nga kjo liri.