Gjithçka për Abdestin, Farzet e abdestit, Sunetet e abdestit, Adabet e abdestit, Si merret abdesti, Mekruhet e abdestit, Gjërat të cilat e prishin abdestin, Gjërat të cilat nuk mund të bëhen pa abdest

Për të falë namaz, kusht është abdesti. Namazi pa abdest nuk është i lejuar të falet. Pejgamberi ynë i dashur ka thënë: “Çelësi i namazit është pastërtia” (abdesti). Pikërisht për këte arsye së pari duhet të mësojmë farzet, sunetet, adabet e abdestit dhe pastaj të shohim se si merret abdest.

 

 

 
Farzet e abdestit
Farzet e abdestit janë katër:
1) Larja e fytyrës një herë,
2) Larja e duarve bashkë me bërylat një herë,
3) Dhënia mes’h një të katërtës së kokës,
4) Larja e këmbëve një herë deri mbi zog.
Nëse mungon vetëm njëri nga këto farze, abdesti nuk është i plotë.

Sunetet e abdestit
1. Bërja e nijetit për të marrë abdest,
2. Të fillohet abdesti me eudhu-besmele,
3. Së pari të lahen duart deri në byzylyk,
4. Pastrimi i dhëmbëve me misvak, me brushë apo duke i fërkuar me gishta.
5. Larja e organeve të abdestit pa pushuar, do me thënë pa tharë njëri organ të lahet tjetri.
6. Gjymtyrët të cilët lahen duhet fërkuar mirë.
7. Shpërlarja e gojës tri herë.
8. Në kohët kur nuk agjërohet goja duhet të shpërlahet mirë deri në fyt.
9. Shpërlarja e hundës tri herë; secilën herë duhet pastruar me dorën e majtë (nëse nuk agjëron, uji duhet tërhequr mirë në hundë).
10. Duke larë gjymtyrët dhe kur të jepet mes’h duhet mbajtur rendi i lartpërmendur,
11. Çdo organ të lahet tri herë,
12. Gjatë abdestit larja gjithnjë duhet filluar nga e djathta,
13. Gjatë larjes së duarve dhe këmbëve duhet filluar nga gishtërinjtë.
14. Ai që e ka mjekrën e shpeshtë atë duhet fërkuar me gishta.
15. Lëvizja e unazës në gisht,
16. Fshirja e veshëve me dorë të lagur (mes’h)
17. Dhënia mes’h qafës,
18. Dhënia mes’h tërë kokës,
19. Larja e gishtave në mesin e tyre.

Adabet e abdestit
1) Marja e abdestit dhe përgatitja për namaz para se të hyjë koha e namazit.
2) Kthimi ka kibla gjatë marrjes së abdestit,
3) Ulja në një vend më të lartë,
4) Moskërkimi i ndihmës gjatë marrjes së abdestit,
5) Mosfolja gjatë marrjes së abdestit nëse nuk është e domosdoshme,
6) Pas marrjes së abdestit shqiptimi i shehadetit drejt kibles.

Si merret abdesti
Së pari përvishen krahët deri mbi bërryla, pastaj, nëse ka mundësi, kthehemi ka kibla dhe ulemi në një vend më të lartë. Bëhet nijet, “E bëj nijet të marr abdest për riza të All-llahut” dhe lexohet “Eudhubillahi minesh-shejtanirraxhim, bismil-lahir-rahmanir-rahim”
Pastaj me radhë:
Lahen duart tri herë deri në byzylyk, madje nëse gjendet unazë në gishta lëvizet që të mundësohet larja e gishtit nën unazë.
Pastaj me dorën e djathtë tri herë futet ujë në gojë dhe në secilën herë uji duhet tundur mirë. Pastaj me dorë të djathtë tri herë futet ujë në hundë ndërsa me dorë të majtë pastrohet hunda.
Lahet e gjithë fytyra tri herë.
Lahet krahu i djathtë bashkë me bërylin tri herë dhe gjithashtu edhe krahu i majtë tri herë.
Pas kësaj me dorën e djathtë të lagur i jepet mes’h kokës. Përsëri lagen duart dhe me gishtat tregues fshihen brendësitë e veshëve dhe me gishtat e mëdhenj fshihen pjesët e jashtme të veshëve, ndërsa me tre gishtat e tjerë që na kanë ngelur i jepet mes’h qafës.
Pastaj lahen këmbët duke filluar nga e djathta deri në zog tri herë. Duke e larë këmbën e djathtë, është mirë të fillohet nga gishti i vogël drejt të madhit dhe gjatë larjes së të majtës nga gishti i madh drejt të voglit.
Gjithashtu gjatë larjes së këmbëve duhet pasur kujdes të pastrohen vendet mes gishtërinjëve.

Mekruhet e abdestit
Mekruhet e abdestit janë këto:
1) Përdorimi i ujit më tepër sesa kemi nevojë,
2) Përdorimi i ujit më pak se normalja pa pasur nevojë,
3) Pëplasja e ujit në fytyrë,
4) Gjatë marrjes së abdestit të folurit pa nevojë,
5) Marrja e abdestit në një vend të papastër.
Gjërat të cilat e prishin abdestin
Ai i cili është me abdest, nëse ballafaqohet me gjërat që vijojnë, abdesti i prishet:
1) Rrjedhja e gjakut, qelbit dhe limfës (ujit të verdhë) nga cilado pjesë e trupit,
2) Vjellja me gojën plot,
3) Kur pështyn, nëse gjysma apo më tepër se gjysma e pështymës është gjak,
4) Kryerja e nevojës së madhe, të voglës, apo lëshimi i gazrave nga prapanica,
5) Alivanosja apo dehja,
6) Qeshja gjatë faljes së namazit (qeshja jashtë namazit nuk e prish abdestin),
7) Fjetja duke u shtrirë apo duke u mbështetur mbi diçka.

Gjërat të cilat nuk mund të bëhen pa abdest
Pa abdest nuk mund:
1. Të falet namaz,
2. Të preket Kur’ani fisnik,
3. Të bëhet sexhdeja e tilavetit
4. Të bëhet tavafi në Qabe
5. Të falet namazi i xhenazes.

/Teksti është marur me leje të përkthyesit nga libri :
UDHËZUES I IBADETIT
Nga: Sejfetin Jazëxhë
Përktheu: Selver Xhemaili/