KARAKTERI I JEHUDËVE (TREGIM)

Tregon Vehbi bin Munbeli:
Isa a.s. del të shëtisë nëpër tokë, atë e shoqëron një jehudi. Ai i kishte dy bukë me vete, ndërsa Isa a.s. vetëm një. Isa a.s. i thotë jehudisë: “T’i bashkojmë ushqimet tona?” Po, – tha jehudija. Mirëpo, më vonë, kur e kuptoi se Isa a.s. e kishte vetëm një bukë, u pendua.
Isa a.s. u ngrit dhe filloi të falej.
Jehudia, i cili ishte bashkudhëtar, e ha njërën bukë.

Pasi që e përfundon Isa a.s. të falurit, fillojnë ta shtrojnë ushqimin në tryezë. Isa a.s. i thotë: “Ku është buka tjetër?”
– Jo, ka qenë (e kam pasur) vetëm një bukë.
Isa a.s. e ha njërën bukë, shoku i tij bukën tjetër dhe e vazhdojnë rrugën.
Gjatë rrugës ndalen nën hijen e një lisi. Isa a.s. i thotë: “Ta kalojmë natën dhe të flemë sonte nën këtë lis”. Jehudia pranoi. Dhe ranë në gjumë. Në mëngjes jehudia, kur u zgjua, ishte verbëruar. Isa a.s. i tha: “Çka mendon sikur të ta kthejë shikimin, a do të më falënderoje?” Po, – i tha jehudia. Atëherë Isa a.s. ia lëmoi sytë e tij dhe i erdhi shikimi. Atëherë Isa a.s. i tha: “Pashë Atë që ta ktheu shikimin! A e ke pasur edhe një bukë? Jahudia i përgjigjet: – Betohem në Zotin se e kam pasur vetëm një bukë. Isa a.s. hesht. Duke udhëtuar e sheh një Dhabij (kaproll) duke kullotur. Isa a.s. e thërret, e ai vjen. E prenë, e përgatisin dhe e hanë. Pastaj Isa a.s. i thotë kaprollit: “Me emrin e Allahut ngjallu!”. Dhe kaprolli ngjallet. Atëherë ai thotë: “Subëhanallah!”. Isa a.s. i thotë: “Pashë këtë argument që po e sheh! Kush e hëngri bukën e tretë. Ai u përgjigj se nuk ka qenë, pos një bukë! Vazhdojnë rrugën dhe gjatë rrugës nevojitej të kalohet një lumë i madh, i cili nuk e kishte urën. Isa a.s. e merr për dore jehudinë dhe e kalon lumin pa u lagur. Atëherë ai thotë: “Subhanallah!” Isa a.s. i thotë: “Pash këtë argument që po e sheh, kush e hëngri bukën e tretë?” Ai thotë: “Për Zotin nuk ka qenë, pos një bukë”. Vazhdojnë rrugën, derisa arrijnë në një fshat të madh, ku në periferi të atij fshati i gjejnë tre topa të mëdhenj të mbushur me ar. Isa a.s. tha: “Një top ari më takon mua, një ty dhe një i takon atij, i cili e ka ngrënë bukën e tretë. Atëherë jehudia thotë: “Po unë e kam ngrënë bukën e tretë derisa ti flije”. Isa a.s. i thotë: “Po t’i jap që të tre topat e arit”, dhe largohet e ndahet prej tij. Pasi që topat e arit ishin të rëndë, ai nuk mundi t’i barte. Aty pranë kalojnë tre njerëz dhe e mbytin atë, dhe ia marrin topat e arit. Dy prej tyre i thonë të tretit: “Shko në qytet dhe na sill ushqim”. Ai u nis për në qytet. Ata dy që mbetën merren vesh, që kur ai të kthehet, ta mbysin dhe t’ia marrin arin. Ai, i cili kishte shkuar të merrte ushqim në qytet thotë në vetvete: “Ushqimin do ta helmoj dhe do t’i mbys që të dy, kështu do t’i marr që të tre topat e arit”. Dhe ashtu veproi, siç e kishte mësuar shejtani.
Kur u kthye me ushqim të helmuar, ata e hanë pasi që e mbysin, ndërsa, pastaj, edhe vetë vdesin pranë topave të arit. Isa a.s. shkon aty dhe kur i sheh që të katërt të mbytur pranë arit. Sinjalizoi me gisht dhe iu tha havarijunëve, të cilët ishin me të: “Kështu lakmia e kësaj bote ju bën juve, andaj kini kujdes dhe ruajuni!”.