Karizma boshe…(Poezi)

 

 

 

 

 

 

Pse kërkon karizmë në vete
o trashësi e ngopur
frika e zbulimit të gënjeshtrës
në pafundësi të ndal
nga dëshira e misionit.

Erë trolli, masë e tubuar
aradhë e përqëndruar
budallenjsh dhe idiotash
o Zot, sa demagogji e sistemuar
e renditur në breshëri artilerie.

Sa ide të vjedhura pas të cilave
nuk ka asgjë, përvec një smire
sa prishësi morale
e hudhur m’u para këmbëve
shumë ngatëresa panjohjeje
e esencës së mashtrimeve.

Çka është duke ndodhur?
Shpezë të ngordhura mbi ne
fluturojnë dhe asnjë e rëzuar.

Nga largësia duke shikuar
konturë ne skenë teatrore
më bien ndërmend
ngjyra uji femijerore, duarpista
që me lehtësi I pastron larja
por kto…?!
ZAHIDI