Nga përjetësia në përjetësi (Poezi)

Nga përjetësia në përjetësi


Oj varë, oj plagë…! o zjarr e flakë…!

Jam unë, flutura, që rreth teje fluturon

Pse s’bëzanë, pse përton? Drejt mua jakë…



O dhé, oj vesë! Më mbani në mes…

Pa ju s’jam vehtja, s’mbijetoj dot

Thahem e vyshkem krejt, vdes…



O Verdi Huda! Më lejo të të nuahs…

Aroma jote edhe ujit e ajrit i jep kuptim

Pa ktë aromë n’uj e n’qiell t’hapur veten ngulfas…



O libër i shkruar dhe i pashkruar! O ti që flet dhe flitesh!

Pse s’me pushton të tërin, pse s’më gjallëron?

Më rri pezull mbi kokë e më dremitesh…



O ti Shpirt i besnikërisë! Lajmëtar i dashurisë..

Mos harro se amanet jam e amanet me vete kam

Pa brengë e dremitje m’u afro më shpjerr drejt përjetësisë…



Nuri