Po shkoj…
Unë po shkoj, së shpejti po shkoj…
Të Dashurin ta takoj…
Drejt Tij po nisem, po shkoj…
Ju lë në paqë, në mbikqyrje të sigurtë
Po nisem në të pakthyerën rrugë…
Drejt Tij po nisem, po shkoj…
Mos më qani mua, qajeni vehten
As mua e as juve stolitë, knaqësitë as dertet s’ju mbeten
Ndaj, unë po nisem, e ju harromëni, se drejt Tij po shkoj
Thash t’ju lë ca këshilla, ca urtësi
Po jam i rrahur keq nga vehtja, mendtë ku i kam s’di
Ndaj, po nisem drejt Tij, harromëni, po shkoj…
Egon kurrë s’e mposhta, u dëshpërova
S’arrita as vehten ta kontrolloj, u turpërova
Ika nga këtu, nisa drejt Tij, po shkoj…
Atje vajnë të përulurit e të sinqertët, e di
N’qofsha i tillë më mirëpresin, ndryshe ç’vlej nëse këtu rri
Ika, pra, nga këtu, nisa drejt Tij, po shkoj…
Por s’vete për mirpritje unë, s’kërkoj jetë më t’mirë
Vuaj për të Dashurin, nga vehtja dua t’jem i lirë
Po nisem drejt Tij, pra, po shkoj…
Dergjem e shkrihem për atë Xhemal
Ndaj edhe për vdekjen kam shumë mall
Po nisem drejt Tij, pra, po shkoj…
E dua ndarjen për takim, që më sjellë bashkim
Miq, t’dashur e akraba, vërtetë s’dita t’jetoj, por ju mbetsha kujtim
Erdhi koha të nisem drejt Tij tani, të shkoj…
Nuri