DY PËLLUMBA
SHIU PËRQAFOI DRITAREN E VJETËR,
ISHTE E DJERSITUR, NË SKAJ E KRISUR,
NJË DORË E NGROHTË DJALOSHARE,
ATY, EMRIN TA PATI SHKRUAR.
MË PAS, DJALI DOLI NË RRUGË,
ME DUAR NË XHEPA, PAK I MROLUR,
DERI NË LËKURË I LAGUR,
PAPRITMAS, E KAPI NJË E DRIDHUR.
AJO…
NJË ÇILTËRSI E BUTË DHE E SKUQUR,
NË PËRQAFIM, ALIBI DUKE KËRKUAR!
AI…
I DHUROI NJË PËLLUMB TË BARDHË,
“KUR TË TROKAS NË DERË,
TË KESH ZEMËR ATËHERË,
MOS MË SHIH VETËM SI KALIMATRË”.
NJË DITË TË MËRKURE,
ATJE MATANË ASAJ URE,
DY VETË, TË VETËM, KUNDËR GJITHËVE,
I DHURUAN NJËRI TJETRIT PËLLUMB.
Z A H I D