Buzëqeshja e rrudhur (Zgjedhja e rrugëtimit) – Poezi

Në kohën kur dyshimi,
del prej ferrishte,
frikën me buzëqeshje,
e largon prej meje.
Ku je në këtë natë?
Kur unë bëra bejat,
sikur të humbi guximi,
që aq shumë me mburrje,
me ato krabza e thurje.
Dikur na qoronte zjarmia,
në shiqime, në përkdhelje.
Tani që i kemi këto thinja,
frikën, e fsheh me buzëqeshje.
Me një rrahje qepallash,
kujtimet i ke fshirë.
Gjurmët,
si të grisura të janë zgjatur.
Një fytyrë e gdhendur, e bukur,
skepsa dhe frika,
buzëqeshjen ta ka rrudhur.
Mbrëmë vonë, miku im i urtë,
diçka më pat thënë:
“Njerëzit nuk janë të lindur shpirtkqij
rrugëtimin e bën vet zgjedhja
e tij”.
Zahid.