NATA E BEJATIT (Poezi)

Atë mbrëmje goxha vonë,
kur yjet më të çmuara
zbritën në dergjahun tonë.
Bënë bejat thellë nga zemra,
kto ashik u bënë murida.

Në atë qosh të minderave,
plot sabër, në maje t’gishtave,
vështronim yllin që shkëlqente.
Atij fani, një dorë qiellore
hajdarien ia pat qendisur,
këmish gjunahesh patëm grisur.

Faniu me turban si sedef për vesh,
shpirti muradiut fluturoi reth nesh.

Ky bunar shumë i thellë,
me enë t’mdhaja këtë djegie,
po na shuan plot me zellë,
ballëmrrolurve u jep buzëqeshje.

Faniu me turban si sedef për vesh,
shpirti muradiut fluturoi reth nesh.

Zahid