Një jetë me ty… (POEZI)

 

 

 

 

 

Për ty moj bukuri e qytetit tim,
Zemra më dridhet kur të takoj…
Lotin syve s’ua ndal dot,
Sa here që të kujtoj…
Merrmë të lutem…!
Mos më lër vetëm në këtë botë!
Më shtrëngo fort,
e m’i ndal këto lot!
Merrmë me vete për jetë e mot…!
Un për ty o Yll mëngjezi,
Leva për së dyti a për së treti!
E ç’rëndësi ka sa here kam le?
Kur tashmë, falë Zotit, e imja je!
E për këtë rahmet e lumturi,
Eja e t’i falemi Zotit Rrahman e Rrahim…!
T’i përkulemi me përvuajtje e përgjërim…,
për falënderim…,
gjer në Amshim…!
Nuri